Shkodranet i kane thene “lamtumire” kupes Intertoto, te shtunen ne mbremje, pas ndeshjes se dyte me turqit e Trabzonspor. Nje largim pa lavdi, por ne nje fare menyre i imponueshem, pasi perballe ishte nje kundershtar potent, qe dominonte ne disa drejtime, madje, nje nga mjeshtrit e njohur te futbollit shkodran, Hysen Zmijani, e ka vleresuar si skuadren e huaj me te mire, qe ka luajtur ne “Loro Borici”. Sipas veteranit te nderuar, Trabzonspor u paraqit autoritar dhe imponues, duke e merituar fitoren me kater gola te paster, madje, nese do te ishin treguar me te etur dhe me kembengules ne finalizimin e aksioneve, rezultati mund te kishte qene me i thelle.
“Kandari” i kapitenit, pozitiv
Duke lene menjane opinionet e mjeshtrit Zmijani, i cili, gjithsesi, edhe pse Vllaznia u eliminua nga Intertoto, shprehet pozitivisht per skuadren shkodrane, duke thene se ajo i tregoi vlerat e saj te pakten ne turin e pare, eshte kapiteni Safet Osja, qe i ben nje analize te shkurter prezantimit te kuqebluve ne aventuren europiane. “Natyrisht, nuk na vjen mire te largohemi nga konkurrimi ne garen europiane, qofte kjo dhe Intertoto, por ne nje fare mase eliminimi ne kete tur te dyte nuk ishte i papritur per ne”, thote kapiteni, duke sqaruar se nje gje te tille ata e paten parashikuar kur u njohen me kundershtarin e turit te dyte. Mandej, duke dhene nje fare vleresimi te asaj, cka Vllaznia dha ne kete kompeticion, ai eshte i mendimit se prezantimi i skuadres kuqeblu, gjithnje sipas “kandarit” te tij, rezulton pozitiv. “Kemi kaluar nje tur, duke nxjerre jashte gare nje skuader me emer ne futbollin kroat dhe kjo mjafton, per te peshuar prezantimin e Vllaznise ne kete kompeticion. Te mos harrojme se kundershtaret e turit te pare, kroatet e NK Zagrebit, me ate trajner te madh ne krye, pervecse nuk e diskutonin kualifikimin per me teje, por kishin thurur plane, per te mberritur deri ne ndeshjet per Kupen UEFA. Por ishte Vllaznia qe ua prishi planet”, eshte shprehur kapiteni i kuqebluve. Me tej, Osja ka vijuar, duke thene se Vllaznia, perballe skuadres kroate, beri me te miren ne te dyja ndeshjet, si ne Zagreb ashtu dhe ne Shkoder. Dhe, duke i bashkuar te kater ndeshjet qe skuadra shkodrane luajti ne te dy turet e Intertotos, kapiteni ka mendimin se Vllaznia kaloi nje pervoje mjaft pozitive, qe do t’i vleje se tepermi ne sezonin e ri.
Meraku i kapitenit
Gjithsesi, edhe pse ne planin e pergjithshem te kater ndeshjeve te Intertotos ai e mendon pozitiv bilancin e skuadres se tij, kapiteni e ka nje merak. “Meraku im, por dhe i gjithe shokeve te tjer- te skuadres, eshte se, perballe dhjete golave qe realizuan turqit ne te dy ndeshjet, nuk arritem t’i shenonim asnje gol Trabzonsporit”, thote Osja. Mesfushori luftarak i kuqebluve ka nenvizuar se, ne ndeshjen e dyte, objektivi i tyre nuk ishte thjesht vetem per te shenuar, por edhe per te marre nje rezultat pozitiv, nje fitore minimale ose te pakten nje barazim. Ne lidhje me golin qe u mungoi shkodraneve, Osja shton se kane qene te pafat ne ate mrekulli ekzekutimi, qe kreu Nora me gjuajtjen e tij, por per fatin e keq topi eshte penguar nga shtylla e portes qe te perfundonte ne rrjete. I ngacmuar per mundesine e nje fitoreje minimale, apo dhe te nje barazimi, qe pretendonin te gjithe, ai thote se ishte e veshtire perballe asaj skuadre te forte dhe te pergatitur, cka e pane edhe ata tifoze shkodrane, qe e ndoqen ndeshjen ne stadiumin “Loro Borici”.
Pushimet e kapitenit
Pak pasi i morem keto mendime, “shiriti” i kuqebluve te Vllaznise, Safet Osja, u nis drejt Malit te Zi, per t’u sistemuar ne plazhin e Ulqinit, aty ku e ndihet si ne shtepine e tij. Po aq sa ne Shkoder, edhe ne Ulqin, futbollisti shkodran eshte i njohur si per nivelin e tij te Vllaznia, por edhe me reputacionin e kapitenit te skuadres se futbollit ne rere, fituese e pervitshme e turneve nderkombetare qe organizohen ne sezonin turistik ne kete qytet turistik. “Profesori na ka lene pushim nje jave, keshtu qe kete periudhe, si zakonisht kur jam i lire, do ta kaloj ne Ulqin se bashku me familjen. Por jo krejt pushim sepse ne mbremjet ulqinake do te luaj futboll ne rere me skuadren e Ulqinit, me te cilen kam marredhenie shume te mira prej vitesh. Me pas te shohim, do te jemi ne fazen pergatitore, pasi akoma nuk e kemi saktesuar se ku do ta zhvillojme”, ka perfunduar kapiteni i Vllaznise, qe mbetet gjithnje modest, aq sa ndokush edhe harron se ai mban shiritin ne krah.
Sport Ekspres
Komentet