E Shtune 14 Korrik 2007, Stadiumi "Loro Boriçi", Shkoder


Vllaznia - Nk Zagreb


4 - 0

(Tot. 10 - 0)

Shënues : Bulut 47', 89', Yattara 49', Kurthi 52'

Vllaznia:

 Bishani, Teli, Lici, Kotrri, Lika, Osja (58' Ahi), Nora, Kaci, Simo, Hoti (69' Tafili), Sinani (58' Dalipi). Trajner: M. Josa

Trabzonspor:

Sahin, Cokmus (Gungor 49'), Cora, Atan, Kocak (54' Ataoglu), Ugunku, Abdelaziz, Balci, Yattara, Ali Riza (46'Yusuf), Bulut. Trajner:  Z. Dogan

Kartone te verdhë : Nora/ Balci

Kartone të kuq : -

Gjyqtarë :  A.Kelly, M.Douglas, D.Mcgrath (Irlande)


Edhe ndeshja e djeshme ka perfunduar me nje humbje te thelle, krejtesisht te paparashikuar nga tifozet shkodrane, kur Vllaznia, pas dy perballjeve me Trabzonspor, ne kuadrin e turit te dyte te Intertotos, ka marre "dhjeteshen" ne balle. Vllaznia u perpoq ne pjesen e pare t'i bente balle niveli te skuadres turke, e cila dukej qarte se ishte shume me lart se kuqeblute ne te gjitha drejtimet. Turqit kane shenuar kater gola ne pjesen e dyte, por rezultati mund te kishte qene edhe me i thelle, nese do te ishinshfytezuar edhe rastet qe u humben ne pjesen e pare te ndeshjes. Gjithsesi, ne kete ndeshje kuqeblute nuk paten aleatin e perhershem, lojtarin numer 12, ndersa edhe ai numer i vogel tifozesh, qe ishte ne stadium, nuk u be i gjalle asnjehere. Perpjekja e tyre ishte e madhe, sidomos ne pjesen e pare, por nuk arriten t'i japin kenaqesine "Loro Boricit" me nje gol. I vetmi moment per t'u kujtuar, ka qene minuta e 38-te e pjeses se pare, kur vendasit kane organizuar nje aksion model, permes dyshes Simo-Nora, kur ky i dyti me gjuajtjen e tij ka tronditur pingulen e djathte te portes turke. Megjithate, ishte teper pak, per te mos thene nje hic, perballe asaj paraqitjeje te vaket, per te mos thene te ftohte, te skuadres vendase. Edhe perpjekjet, per te shenuar te ashtuquajturin gol te "nderit", nuk dhane asnje rezultat. Sidoqofte, ndonese perballe ishte nje skuader e pergatitur dhe me ambicie serioze ne kete kompeticion europian, duhet pranuar se Vllaznia u shfaq e "carmatosur" ne te gjitha drejtimet.

Mirel Josa, trajner i Vllaznisë:

"Mbaroi dhe kjo aventure e pjesemarrjes ne Intertoto, qe duhet pranuar se nuk u mbyll mire me dy rezultatet e ndeshjeve perballe skuadres turke. Kishim perballe nje ekp shume te forte dhe te disiplinuar taktikisht, me lojtare qe benin diferencen. Duhet te bejme me shume ne te ardhmen, duke filluar qe nga faza pergatitore, qe do te filloje pas nje jave pushim qe do te kete skuadrae. Gjate diteve te merkatos do te kete dhe afrime te reja, qe mendojme se do ta konsolidojne skuadren. Prisnim nje rezultat jo te favorshem, por jo deri ne kete humbje te thelle. Gjithsesi, ne planin psikollogjik ka ndikuar edhe humbja e thelle e ndeshjes se pare. U perpoqem ta karikojme skuadren, por pa rezultat."

Zija Digan, tranjer i Trabzonspor:

"Edhe pse fituam, kishim perballe nje skuader ndryshe nga ajo e nje jave me pare. Jam shume i lumtur qe arritem ta mbyllnim me fitore edhe ndeshjen e dyte. Ne pjesen e pare humbem shume raste per gol. Lojtaret e mi luajten me shume disipline dhe kjo na solli fitoren e ndeshjes. Per ekipin shkodran do te thoja se luajti me shume korrektesi. I uroj suksese ne te ardhmen. Ajo qe me beri pershtypje ishte se luajtem me nje publik te paket, megjithese humbja me gjashte gola ne ndeshjen e pare ishte dekurajuese".

Opinioni i specialistit:

Hysen Zmijani: Ishte nje fitore e merituar e Trabzonsporit, qe, per mendimin tim, ishte skuadra me e mire e huaj qe ka ardhur ne Shkoder deri tani. Perballe turqve, Vllaznia mendoj se dha maksimumin e saj, por ka qene nje ndeshje e parakohshme per te. Sidoqofte, edhe pse nuk pritej permbysja, te pakten nje nje barazim duhej te ishte. Nese flasim per dobesi te Vllaznia, mendoj se skuadra caloi nga ana fizike, kur perballe kishte nje kundershtar mjaft te pergatitur ne te gjitha drejtimet.

Te veçanta:

- Nje interesim shume i vaket nga sportdashesit, si ne ndeshjet stervitore ne "Loro Borici", edhe pse biletat ishin fare te lira. - Ne tribunen qendrore terhoqen vemendjen nje numer i madh mediash turke, te shoqeruar nga nje grup tifozesh nga vendi i tyre, mes te cileve edhe Halili nga Shkodra, i njohur si tifoz i Turqise prej vitesh.

- Ne konferencen per shtyp, Josa u foli anglisht gazetareve turq.


Sport Ekspres

Komentet