Gjashte golat e pesuar ne porten shkodrane, automatikisht te nxisin te mendosh, ne radhe te pare, lojen e portiereve ne kete ndeshje. Dhe, me te mberritur ne Shkoder, kemi kerkuar te dime drejtperdrejt dicka me shume nga Grima, i cili nje jave me pare u vleresua me noten me te larte per lojen e tij perballe kroateve te NK Zagreb. “Per mendimin tim, ne pesimin e gjashte golave nuk eshte faji i portiereve”, thote Grima, duke u perpjekur te shfajesoje si veten, qe luajti vetem pjesen e pare, por edhe kolegun e ri Bishani, i cili pesoi po aq sa ai ne pjesen e dyte. “Golat e pesuar jane nga pozicione te atilla, qe ne si portiere e kemi patur krejt te pamundur t’i evitonim” eshte justifikuar portieri veteran. Prej tij kemi mesuar se ai eshte demtuar perseri dhe ka kerkuar me insistim nderrimin e tij, por qe nuk eshte kryer ne kohe per nje shkak banal. Portieri rezerve, Bishani, nuk e ka patur te njejte numrin ne fanelles me ate qe kishte ne mbathje. Nese do te futej, Vllaznia do te ndeshkohej, sikurse i kishte ndodhur vite me pare ne Tbilisi te Gjeorgjise, kur ne perballjen e pare per Ligen e kampioneve, nje gabim i ketij lloji shkaterroi skuadren kuqeblu. Duke u njohur me kete fakt, pankina shkodrane ka qene e detyruar te prese perfundimin e 45 minutave te para dhe ne pushim te merrej me riparimin e numrit te Bishanit, per te bere te mundur aktivizimin pa probleme ne pjesen e dyte. “Gjate gjithe atyre minutave, kam qene ne nje pozite shume te veshtire”, thote Grima, duke sqaruar se dhembjet kane qene te medha dhe ai nuk mund te luaje ne ndeshjen e kthimit, te shtunen, ne “Loro Borici”.
Sport Ekspres
Sport Ekspres