Përgatitjet për ndeshjen e së dielës, kur Vllaznia do të luajë në Trabzon ndeshjen e parë të turit të dytë për Intertoton, kanë arritur kulmin e tyre. Dje, skuadra e Josës ka zhvilluar dy seanca: paradite me karakter fizik, që është kaluar me jo pakvështirësi ngafutbollistët, për shkak të motit të nxhehtë, ndërsa pasdite theksi është vënë në punën me topin. Kjo seancë është kaluar përmes një gjendjeje më të mirë psikollogjike të lojtarëve, qoftë edhe për faktin se temperatura është më e pranueshme. Portierët janë vënë nën komandën e përgatitësit Avenir Dani, kurse grupi i lpjtarëve, nën drejtimin e Josës dhe të ndihmësit Cungu ka kryer lojëra me karakter taktik, ku binte në sy kërkesa e teknikut për të punuar me një takim me topin. Në pjesën e fundit është zhvilluar edhe një lojë e shkurtër në gjysmën e fushës.

Dëmtohet Grima, alarm!

Aty nga mesi i seancës së djeshme, portieri Grima është shkëputur nga stërvitja, duke lënë Bishanin dhe Selimajn të vijojnë punën me Danin. Ai është ngjitur në kabinetin e mjekut sportiv të Vllaznisë, Zyhdi Çoba, ndërkohë që më pas është parë të shoqërohet nga fizioterapisti Arben Mlloja, i cili ka marrë përsipër të punojë me të në palestrën moderne, që ai ka hapur ditët e fundit në një prej kapanoneve ndën tribunën anësore të stadiumit “Loro Boriçi”. “Ka një shkëputje serioze muskulare në shpatullën e djathtë”, thotë për “Sport Ekspres” specialisti Mlloja. Gjithsesi, duke ditur vendin dhe rolin që Grima luan në skuadër, dëmtimi i tij ka shkaktuar alarm, ndërsa sot pritet të merret përgjigja përfundimtare. Ndërkaq, lajm i mirë vjen për Klevis Dalipin, kavilja e të cilit thuajse është rekuperuar, por edhe nga përparimet e Sinanit, gjendja sportive e të cilit është në rritje çdo ditë.

Ditëlindja dhe ëndrra e Norës

Futbollistët e Vllaznisë i kishin përgatitur një surprizë gjirokastritit Nora, i cili dje kishte 27-vjetorin e ditëlindjes. ata kishin porositur disashishe me birrë të ftohtë dhe një tortë të madhe, në formën e fushës së futbollit dhe me dekorin kuqeblu, mbi të cilën shkruhej: Vllaznia “27”. “Sot ai bush 27 vjeç dhe duam t’ia festojmë këtu, në stadium, ndaj dhe kemi përgatitur një surprizë për të”, thanë lojtarët. Pragu i kësaj dite, gjithsesi, ka qenë i veçantë për Norën, që u bë protagonisti kryesor i kualifikimit në turin e dytë të Intertotos, falë dy golave që shënoi në portën e NK Zagreb. “Jam duke kaluar një ëndërr mjaft të bukur”, u pat shprehur Nora menjëherë pas ndeshjes së dytë, në “Loro Boriçi”. Duke e ngacmuar, nëse do të jetë protagonist edhe në ndeshjen ndaj Trabzonsporit, Nora, që është kthyer në simbol për fansat shkodranë, përgjigjet: “Nëse do të shënoj edhe në Turqi, nuk është më ëndërr, por do të thoja një “magji”, sepse nuk di se çfarë të them më tepër për këtë rrugë të mbarë, që ka marrë karriera ime në Shkodër”. Nora përsërit se golat ia dedikon tifozerisë shkodrane, por edhe dy miqve të tij të ngushtë, që kishin ardhur enkas për ta parë në “Loro Boriçi”, Gëzim Pepa nga Lushnja dhe Hektor Çela nga Gjirokastra, drejt të cilëve vrapoi menjëherë pas shënimit të golit. Të gjitha këto Nora i thotë gjatë koktejit, që shokët e tij kuqeblu shtruan menjëherë pas përfundimit të seancës stërvitore. Të gjithë të pranishmit uruan: “Edhe njëqind Arlind Nora!”.

Sport Ekspres

Komentet