Gëzimi i tij në përfundim të ndeshjes të së shtunës me Zagrebin ka qenë shumë i madh. Njëlloj sikur Vllaznia të ishte shpallur kampione atë ditë. Për Suad Licin nuk ndodh shpesh që të ulet në gjunjë, të ngrejë duart lart e të shohë nga qielli, për të falënderuar Zotin që u dha atë kënaqësi të madhe jo vetëm tifozëve dhe njerëzve të tjerë, por edhe atyre si futbollistë. Presioni mbi ta ka qenë i madh dhe mbrojtësi me shumë përvojë e pranon këtë gjë edhe në fjalët e tij, kur thotë: "Jam ndier vërtet shumë i lumtur në ato çaste në fund të ndeshjes, sepse arritëm një objektiv shumë të lakmueshëm. Pavarësisht se ishte ndeshje për Intertoton, sërish rëndësi kishte fakti se kaluam një skuadër kroate. Kaq mjaftonte për të na dhënë atë kënaqësi që e demonstruam me festimin në fushë. Vetë rezultati i ndeshjes së parë na jepte më tepër shtysë për të kërkuar fitoren në këtë takim.
Pra, në njëfarë mënyre, e dinim se të gjithë tifozët tanë, por edhe i gjithë futbolli shqiptar i kishte sytë nga ne. Kjo na motivoi edhe më tepër për të luftuar fort dhe tashmë jam shumë i kënaqur që u kualifikuam." 33-vjeçari ka sakrifikuar për këtë ndeshje, teksa ka luajtur me kaviljen "copë copë". Ndërkohë, menjëherë pas ndeshjes i ka marrë leje stafit drejtues edhe për 2 3 ditë ka vendosur të pushojë në plazhin e Velipojës, njëkohësisht edhe për të rehabilituar dëmtimin e tij. Gjatë këtyre ditëve sakaq nuk ka qëndruar larg futbollit dhe përmes shtypit sportiv është informuar për gjithçka ka ndodhur. Në këtë kontekst, nuk i ka ardhur aspak mirë kur ka lexuar se kroatët apo dhe përfaqësuesit e UEFA-s kanë hedhur dyshime për trukim të rezultatit. "Nuk më ka ardhur aspak mirë kur kam lexuar lajme të tilla. Kjo sepse në radhë të parë hedh poshtë djersën e derdhur nga ne në fushë. Pastaj është edhe ajo tjetra, që deri dje ekipet shqiptare janë ruajtur për të mos humbur me nga katër apo pesë gola, ndërsa tani dyshohet edhe kur fitohet.
Unë nuk e marr vesh këtë punë, sepse po të humbisnim ne, është e sigurt se tifozët tanë do të thoshin se e kemi shitur ndeshjen. Tani që kemi fituar janë kroatët ata që akuzojnë skuadrën e tyre për shitje. Më duket jo shumë normale një gjë e tillë." Sakaq, të shtunën shkodranët tashmë do të ndeshen me Trabzonsporin. Turqit e njohur kuptohet që konsiderohen favoritë ndaj Vllaznisë, ashtu siç u konsideruan edhe kroatët e Zagrebit.
Kjo nuk do të thotë se do të përsëritet sërish e njëjta histori me kualifikimin e shkodranëve edhe në këtë tur. Pavarësisht kësaj, e sigurt është se ata do mundohen të bëjnë më të mirën e tyre në këto dy ballafaqime. Këtë e premton edhe Lici, që në fund do të thoshte: "Nuk nisemi si favoritë, kjo kuptohet. Megjithatë, do të mundohemi të bëjmë maksimumin për të treguar sërish vlerat e vërteta të Vllaznisë edhe në arenën ndërkombëtare."
Sporti Shqiptar

Komentet