Shkodranet po behen gati te presin ne gjirin e tyre nje nga emrat me te lakuar te futbollit shqiptar, Indrit Fortuzin. Dhe kjo nuk eshte nje shaka, por nje mundesi, qe ka shansin te realizohet ne ditet e ardhshme. Veshjes se tij kuqeblu i ka paraprire nje vizite miqesore te premten, edhe pse gjithcka eshte justifikuar me pjesemarrjen ne ceremonine e fejeses se Elvis Krajes, ku Fortuzi ishte i ftuari VIP. Nderkaq, “Zogu” e ka konsumuar nje pjese te kohes, jo vetem me futbollistet shkodrane dhe stafin teknik, me ne krye Josen, por ajo qe terheq vemendjen eshte se ka pire nje “kafe pune” edhe me presidentin e Vllaznise, Valter Fushaj.

Oferta

Sic behet e ditur, gjate kohes qe kane qendruar se bashku, ne nje nga tavolinat e barit te Hotel Kolosseo, presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj, nuk ka hezituar t’i parashtroje oferten te mirenjohurit Indrit Fortuzi. Ndersa vete Fushaj nuk ka pasur deshire te flase me teper per kete “kafe”, nga persona qe kane qene prezente eshte thene, se vete Fortuzi nuk eshte treguar indiferent ndaj interesimit te Vllaznise, ndersa duhet pranuar se nuk eshte e para here qe klubi shkodran ka kerkuar ta kete pjese te skuadres. Edhe sezonin e kaluar Fortuzit iu be propozimi nga Vllaznia, por per arsye te ndryshme nuk u be realitet bashkimi. Oferten ndaj Fortuzit, Fushaj eshte ngacmuar ta beje i shtyre edhe nga stafi i tij, perfshi dhe nga lojtare titullare, sipas te cileve loja e tiranasit i pergjigjet stilit karakteristik te Vllaznise. Natyrisht, ai qe eshte shfaqur me aktivi ne kete drejtim ka qene shtatlarti Elvis Kraja, “sebepciu” qe e kishte detyruar Fortuzin te udhetonte te premten per ne Shkoder. Gjithnje sipas Krajes, “Zogu” ka qene nje mbeshtetje e forte per futbollistet shqiptare, perfshi edhe shkodranin, ne ditet e qendrimit te perbashket te Iraklis.

Dyshja Sinani-Fortuzi, ose dhe “rokade”

Gjithcka qe thuhet, mund te mos jete e sakte, por duhet thene se ne kampin shkodran ushqehet deshira per te patur ne vijen sulmuese dyshen Sinani-Fortuzi, per cka po luhen te gjithe “guret”. Megjithate, gjithnje sipas diskutimeve e hamendesive qe po behen ne qarqet sportive te Shkodres, nje nga alternativat e pritshme mund te jete edhe nje “rokade” mes tyre, ne raport me skuadren bardheblu, e cila, sic e ka deklaruar edhe ne shtyp, kerkon qe t’i kete ne gjirin e saj qe te dy keta futbolliste te spikatur. Per goleadorin shkodran, qe fitoi “Kepucen e Arte” me Tiranen, thuhet se ka edhe nje oferte speciale ne Zvicer, por burime shume te informuara bejne te ditur, se deshira e donatoreve tiranas, per ta patur sulmuesin perseri ne perberje te bardhebluve, eshte shume e madhe, cka ia kane bere te ditur edhe vete Sinanit. Ne te njejten kohe, pjesetare te stafit bardheblu kane marre kontakt me Fortuzin, per ta bashkuar edhe ate me skuadren e tyre. Nderkaq, burimet thone se, lidhur nga ajo cka shkodrani ka dhene per Tiranen ne sezonin e fundit, por edhe nga raportet shume te aferta dhe miqesore qe Sinani ka krijuar me drejtuesit tiranas, mundesite jane qe “Kepuca e Arte” te jete me afer kampioneve. Ne rrethana te tilla, sipas nje versioni, qe percjellin per ne persona, te cilet po merren direkt me keto probleme, ka shume gjasa qe e gjithe kjo “histori” te perfundoje me qendrimin e Sinanit te Tirana, mundesi qe vete ai asnjehere nuk e ka perjashtuar edhe ne prononcimet e tij ne “Sport Ekspres”, ndersa “Zogu” te fluturoje drejt Shkodres, aty ku e presin krahehapur.

Sport Ekspres