Në sezonin që sapo përfundoi ka qenë ndër lojtarët që dha gjithnjë maksimumin për skuadrën. Ka sakrifikuar ndoshta më tepër sesa duhej vetëm e vetëm që Vllaznia të arrinte objektivat e saj, por edhe për faktin se ishte kapiteni i kuqebluve dhe duhej të ishte shembull në fushë. Safet Osja në të vërtetë gjithnjë ka qenë shembull dhe prandaj respektohet nga të gjithë, jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye tashmë që është hapur sezoni i merkatos, ofertat për mesfushorin nuk mungojnë. Ato vijnë nga ekipe që mendohet të jenë pretendente në sezonin e ri, por 31-vjeçari për momentin i ka refuzuar. Kjo edhe për respekt të Vllaznisë, me të cilën e ka në kontratë të luajë edhe në ndeshjet europiane, por edhe sepse ka dëshirë të mbetet sërish te ky ekip edhe sezonin e ardhshëm. Sa u takon ofertave, Safeti nuk ka dëshirë të thotë emra, duke qëndruar si gjithnjë modest dhe për të mos e shfrytëzuar këtë periudhë për të rritur pazarin. Thotë se me presidentët e këtyre ekipeve nuk ka biseduar as për shuma kontratash, siç ka filluar të flitet gjithandej, por mjaftohet duke thënë: "S'mund ta fsheh faktin se gjatë këtyre ditëve më kanë telefonuar drejtues të disa ekipeve, duke më kërkuar të shkoj tek ata në sezonin e ri, por vetëm kaq.
Nuk kam dëshirë të jap emra dhe njëkohësisht dua të sqaroj se me këta presidentë nuk kam folur as për shuma kontratash, thjesht sepse jam pjesë e Vllaznisë deri pas ndeshjeve të Intertotos, siç e kam të firmosur në kontratë. Vetëm pas këtyre ndeshjeve do të mendoj për të ardhmen time." Nisur nga këto fjalë, kuptohet lehtë se e ardhmja e Osjes mund të jetë edhe në ndonjë ekip tjetër, megjithatë vetë Osja më poshtë ka bërë të ditur dëshirën e tij për të vazhduar sërish me kuqeblutë. "Thashë që për të ardhmen time do të vendos pas Intertotos, por dëshira, kuptohet, do të jetë të qëndroj te Vllaznia. Eshtë ekipi im dhe është normale që të qëndroj, megjithëse është ana financiare pastaj ajo që vendos. I pari me të cilin do të bisedoj pas ndeshjeve europiane do të jetë vetëm presidenti Fushaj dhe, pasi të kem biseduar çdo gjë me të, mund të vendos nëse do të qëndroj apo do të kërkoj ekip tjetër,"është shprehur kapiteni i kuqebluve.
Në sezonin e fundit numri 5 i shkodranëve ka luajtur në 32 ndeshje të kampionatit dhe të gjitha nga 90 minuta, duke qenë kështu lojtari me rendimentin më të lartë nga gjithë të tjerët në këtë drejtim. Ai mungon vetëm në ndeshjen me Besën për shkak të një operacioni në pjesën e sipërme të nofullës, ndërsa në të tjerat ka qenë gjithnjë prezent. Ja pse Safet Osja vlerësohet nga të gjithë dhe të gjithë duan ta kenë në radhët e tyre. Por gjasat janë që presidenti Fushaj të mos e lërë për asnjë arsye t'i ikë nga skuadra një futbollist i tillë.