Java e 14 e Kategorisë Superiore ka kthyer përsëri futbollin në shkallet e stadiumeve pas një ndërprerje të detyrueshme si pasojë e tërmetit tragjik që goditi vendin.
Pikërisht futbolli është munduar që të kthejë pak gjallërinë që dukej sikur mungonte në vendin tonë dhe protagonistët e Superiores kanë bërë që për pak orë njerëzit të harrojnë atë dramë të rëndë që përjetoi vendi ynë.
Në këtë javë të veçantë, VIP Sport ka përzgjedhur formacionin ideal duke u ndalur te paraqitjet e futbollistëve që kanë bërë diferencën në fushën e lojës jo vetëm me golat e tyre. Një rreshtim që tregon disa emra të cilët po bëhen gjithnjë e më shumë të rregullt mes më të mirëve të këtij edicioni në Superiore, pavarësisht pozitave që mbajnë skuadrat e tyre.
Nder lojtaret qe gjithmone e me shume po tregon rritje dhe perfshihet ne formacionin e javes eshte edhe futbollisti i Vllaznise Renato Malota.
Zgjidh ndeshjen e Vllaznisë me Luftëtarin duke dalë në sulm në momentin e duhur e duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Zakonisht i jep qetësi ekipit në prapavijë, këtë herë edhe më shumë me një gol që largon shkodranët nga rreziku i rënies.
Lojtaret e tjere qe Vip Sport ka zgjedhur ne formacionin e javes jane:
Enea Koliçi (Skenderbeu), Edis Maliqi (Kukesi), Rustem Hoxha (Teuta), Edison Ndreca (Bylis), Julian Shehu (Laçi), Kristaj Abazaj (Kukesi), Regi Lushkja (Laçi), Enis Gavazaj (Kukesi), Lorenco Vila (Teuta) dhe Saliu Guindo (Bylis).
Vip Sport