Tirana dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë sesa një rezultat pa gola në sfidën e parë të javës së 12-të të luajtur në “Selman Stërmasin” e zbrazët për shkak të dënimit dhënë kryeqytetasve nga Komisioni i Disiplinës.
Një sfidë e cila sheh dy skuadrat të ndalen nga shtyllat, duke bërë që të marrin secila nga një pikë, pikë që u shkon më shumë për shtat shkodranëve. Rastet në "Selman Stërmasi" nuk munguan, por Lika në njërin krah dhe Sherri në krahun tjetër nuk lejuan sferën për të tundur rrjetën. Pas kësaj pike, Tirana ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë dhe shpërdoron një tjetër mundësi për tu ngjitur në krye të tabelës. Ndërkohë, Vllaznia vijon të qëndrojë në zonat e ulëta të klasifikimit, ku numëron 16 pikë në vendin e 7-të, dy pikë më shumë se zona play-out që mbahet nga Skënderbeu.

Komentet