Koha e presioneve nga te fortet dhe nga politika ka kaluar - keshtu u shpreh administratori i Vllaznisë, Suad Lici .
Në emisionin sportiv "Pressing", ai theksoi se tek Vllaznia do te luaje vetem ai qe e meriton. Lici ka besimin se ky grup sebashku me trajnerin po bejne nje pune te mire gjate ketyre jave te para te kampionatit .
"Kemi besuar te një grup ekzistues dhe rreth tij kemi bërë skuadrën, skuadra e ka një bosht, besojmë te grupi e jo tek individi. Ka vite që Vllaznia nuk kishte këtë frymë grupi, stërviten mirë, ka disiplinë e janë të gatshëm edhe për 10 minuta futen e japin maksimumin", ka delaruar administratori i Vllaznise Lici.
Gjithashtu ai ka besimin se skuadra shkodrane mund te beje nje kampionat te mire duke tentuar qe fund te superliges te jete pjese e kupave te Europës.

Komentet