Vllaznia ka arritur te beje surprizen ne javen e 7 te Kategorise Superiore duke mposhtur Kukesin me rezultatin 2-1 dhe duke u ngjitur ne ne vendin e pare ne tabelen e klasifikimit sebashku me Bylisin dhe Skenderbeun.
Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz kishte zbritur ne fushen e lojes nje formacion mbrojtes per te bllokuar ne maksimum lojtaret Kuksian te cilet shquhen per lojen sulmuese dhe mjaft cilesore . Megjithate ishin kuq e blut ato qe e ndezen sfiden ku pas nje kunder sulmit te shpejt braziliani Hygor godet nga jasht zone me te majten duke e derguar topin ne trekendeshin e portierit Xhika . Verilindorët mundohen të reagojnë pas golit të pësuar dhe është Shkurtaj ai që tenton një goditje nga distanca, por topi shkon lehtë në duart e portierit Sherri . Qarkullim i topit nga verilindorët ishte i dendur gjate gjithe pjese se pare megjithatë shkodranët mbrohen me forca të shumta duke mos lene hapsira sulmit kuksian . Pjesa dyte nisi furishem per Kukesin te cilet ne min 54 arrijne te barazojne. Abazajn është shërbyer mirë në të majtë aty ku sheh Shkurtajn dhe pason te sulmuesi, i cili nuk e ka të vështirë ta çojë topin në rrjetë .
Megjithe presionin e larte qe Kuksianet po benin per te arritur te goli i fitores, shkodranet nuk e humben qetesin duke u mbrojtur mjaft mire madje duke bere dhe suprizen e ketij takimi , ne min 79 kapiteni i Vllaznise Lika ka realizuar pas një kundërsulmi fantastik, aty ku luan mjaft mirë Gligorov që arrin të lërë pas të gjithë mbrojtësit ,duke sherbyer sakte per mesfushorin kuq e blu . Perpjekjet e fundit do te jene pa rezultat per djemt e Duros duke bere qe krejt takimi i zhvilluar ne “Elbasan Arena “ te mbyllej me rezultati 1-2 .
Sfida sonte tregoi qe deshira , sakrifica dhe loja ne grup fiton mbi kualitetin dhe cilesine .

Komentet