Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, foli pas ndeshjes për triumfin 4-0 ndaj Skënderbeut, ku u shpreh i kënaqur që skuadra e tij arriti të zhbllokohej. Jonuz bëri me dije se këto 2 muaj te shkodranët kanë qenë muajt më të vështirë në karrierën 20-vjeçare si trajner.
A ishte kjo Vllaznia më e mirë që kemi parë në drejtimin tuaj?
Dua të them diçka shumë të rëndësishme. Kam 2 muaj këtu. Ka qenë 2 muajt më të vështira si trajner në një skuadër. Kam pasur vazhdimisht problematika të ndryshme. Sot bëmë një lojë të mirë, një fitore të bukur. Para ndeshjes pata probleme me Malotën, Gligorovin dhe Krymin. Sot bëmë gjithçka. Është gjë e mirë për njerëzit e Shkodrës. Kemi nevojë për tifozët. Është shumë e rëndësishme.
A mund të themi që problemi i sulmit është zgjidhur deri diku?
Unë do bëj një analizë për të gjithë ndeshjes. Gjatë gjithë ndeshjes patëm shumë shanse. Kam folur edhe me lojtarët e mi që një ditë do të shënojmë 4-5 gola. Ky është një proces normal në ndërtimin e një skuadër. Kjo skuadër ka nevojë për stabilizim. Të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të shikojmë ndeshje pas ndeshje.
Ekipi i përgatitur nga ana fizike… Lojtarët punojnë fortë, unë i mbështes këta lojtarë. Është shumë e rëndësishme për një skuadër, që të kemi lojtarë që luajnë në pozicione të ndryshme. Ky është futbolli, kjo është normale.