Vllaznia vijon pergaditjet per sfiden e fundjaves me Kukesin, nje takim qe do te luhet te dielen ne stadiumin “Elbasa Arena” ne oren 17:00 .
Pas fitores se thelle me Skenderbeun dhe kualifikimit ne Kupe me Burrelin optimizmi tek kuq e blute eshte i madh per te marre nje tjeter rezultat pozitiv perballe verilindoreve. Nderkohe qe kesaj euforie i druhet tekniku maqedonas i Vllaznise Mirsad Jonuz, ku mesohet se ai ka komunikuar edhe me sportistet dhe nder te tjera ka theksuar se nuk eshte arritur akoma asgje pas dy fitoreve si me Skenderbeun dhe me Burrelin .
Nje tjeter problem para kesaj sfide ne kampin shkodran jane edhe demtimet ku nga infermjeria pohohet se ne dyshim per kete ndeshje jane dy te huajt e Vllaznise braziliani Emerson po ashtu edhe mbrojtesi maqedonas Filip Gligorov ,ku te dy jane me probleme fizike dhe vijne pas demtimeve . Pas javes se gjashte Vllaznia mban vendin e 6 ne tabele te klasifikimit me 9 pike ndersa kuksianet renditen ne vendin e 4 me vetem 1 pike me shume

Komentet