Vllaznia e këtij sezoni ka luajtur në transfertë pikërisht në Burrel, Lezhë, Shënkoll e Fushë-Krujë. Dy të parat i ka fituar, ka barazuar në Shënkoll dhe është mundur në Fushë-Krujë. Pra, shkodranët kanë lënë 5 pikë. Me sa duket, transfertat janë kthyer në “makth” javët e fundit për skuadrën e Hasan Likës, që duket se nuk po e kalon këtë ngërç, ndërkohë që fazën e dytë, e cila është edhe si finale. Kjo pasi në bazë të saj ndërtohet edhe klandari i fazë së tretë, kuqeblutë e nisin jashtë, pikërisht në Dibër me Korabin që është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Florind Bardulla është mungesa e vetem e skuadrës kuqbelu, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë apo jo gati portieri Erind Selimaj.
Megjithatë, Lika dhe stafi kanë besim se skuadra e tyre do të jetë në formën më të mirë në këtë ndeshje delikate dhe do të marrëë 3 pikët për të mos lëshuar kreun, duke qenë se “kërcënojnë” Erzeni e Dinamo. Një humbje në Peshkopi e fut në “valle” seriozisht edhe Korabin.