Ngjarja e frikshme, ku u sulmua pasditen e sotme trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, ka shqetësuar jo pak edhe opinionin sportiv. Ne mbeshtetje te tranjerit Gjoka, kane ardhur reagimet nga aktor te ndryshem te futbollit shqiptar.
Direkt mbas ngjarjes, Klubi Vllaznia ka dhënë një deklarate per shtyp ku kanë dënuar ngjarjen si edhe i ka kërkuar police te Shtetit zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu, klubi Vllaznia do i kerkojë FSHF-së shtyrjen e ndeshjes kundër Luftetarit.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe FSHF ku ka deklaruar:
"FSHF inkurajon trajnerin e Vllaznisë Gjoka dhe të gjithë klasën e trajnerëve që të vazhdojnë të ushtrojnë pasionin dhe misionin e tyre, trajnimin në futboll.
Asnjë motiv, rrethanë apo arsye nuk legjitimon kurrsesi humbjen e kontrollit total dhe ndërmarrjen e veprimeve agresive karshi njerëzve që punojnë çdo ditë dhe angazhohen shpirtërisht me futbollin dhe garën."
Ne mbeshtetje te tranjerit Gjoka kane folur edhe ish tranjeri i Vllaznise Cungu:
"Këtë ngjarje e kam paralajmëruar që dy vjet më parë. Është e turpshme që nuk është reaguar, as nga media dhe as nuk janë marrë masa. Të gjithë kanë qëndruar indiferentë për presionin e madh që është te Vllaznia."
Gjithashtu edhe klubi i Partizanit ka dhene nje deklarate per shtyp ne mbeshtetje te tranjerit Gjoka:
"Klubi Partizani e konsideron këtë ngjarje një akt të papreçedent që i ndodh trainerit, kolegut dhe njeriut, i cili në misionin e tij si profesionist në botën e futbollit është i detyruar të përballet dhe me kërcënime të kësaj natyre deri në rrezik për jetën."