Në pjesën realizuan Vecaj e Kruja, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Cungu vlerësoi pozitivisht sulmuesin Carles Atsina, por dëshiron ta shohë edhe disa ditë për tu bindur plotësisht. Edhe për boshnjakun Amer Dupovac ka vlerësim pozitive, por problemi i tij lidhet me gjendjen fizike jo të mirë që ka për momentin.
Vllaznia shpërthen në gola dhe gjen sulmuesin
Vllaznia ka zhvilluar miqësoren e radhës me Kastriotin dhe e ka fituar thellë atë, duke bindur në lojë, çka normalisht e kënaq trajnerin Armando Cungu. Një nga qëllimet e këtij testi me krutanët ishte vëzhgimi i lojtarëve të ardhur në provë dhe për dy prej tyre ende nuk është marrë një vendim, madje që të arritën të shënonin dy golat e parë në miqësoren e djeshme, konkretisht Dupovac në minutën e nëntë dhe Atsina në të 16-n.