Nga sa është parë ka qenë një seancë komplekse dhe shumë e larmishme edhe për nga ana e programit të saj, dhe që në pjesën e dytë i është dhënë një hapësirë më e madhe se herët e tjera lojës mes dy formacioneve në fushë të hapur. Duke e konsideruar si një mini-ndeshje, Cungu në një farë mënyre ka dashur të zëvendësojë ndoshta edhe mungesën e zhvillimit të një ndeshje miqësore që drejtuesit në fakt e kishin planifikuar që në mesjavë, por për pamundësinë e skuadrës kundërshtare nuk u zhvillua një gjë e tillë. Megjithatë, burime nga stafi teknik thanë dje për “Sport Ekspres”, se një miqësore tjetër, e dyta pas asaj që u zhvillua me Laçin në mesjavë pritet të zhvillohet të mërkurën e ardhshme duke pasur përballë Kastriotin e Krujës. Miqësore kjo që mund të paraqesë një interes të veçantë edhe për faktin se në krye të krutanëve për sezonin e ri futbollistik është vënë shkodrani Samuel Nikaj, i cili nuk ka vonuar të marrë në skuadër edhe një kontingjent të konsiderueshëm futbollistësh shkodranë.
E diela pushim, të mërkurën miqësore me Kastriotin
Të dielën, Vllaznia do të jetë pushim. Kjo iu është bërë me dije futbollistëve nga ana e stafit teknik menjëherë pas përfundimit të seancës stërvitore të djeshme që si zakonisht është zhvilluar në “Reshit Rusi”.
Komentet