Ndërkohë, nesër në Durrës do të luhet ndeshja e rradhës për kampionat e ekipit të Vllaznisë, pikërisht ajo ndaj Korabit. Duke folur në lidhje me këtë takim, zëvendëstrajneri Aleksandar Maxhar ka deklaruar se objektivi i vetëm do jetë fitorja në këtë takim.
“Nga ana psikologjike sigurisht që do të jetë një takim i vështirë për ne sepse ka një rëndësi për ecurinë tonë të mëtejshme në kampionat megjithatë, besoj se i kemi mundësitë për ta fituar atë. Fakti që luajmë në fushë asnjanëse, është një favor për ne por ai nuk mjafton nëse nuk japim maksimumin në fushë. Jam i bindur se do ta fitojmë këtë ndeshje. Vijmë pas një ndeshje ndaj Teutës e cila u pa nga të gjithë si na e humbën megjithatë për ne, e rëndësishme është të vazhdojmë përpara.”
Ndeshja Korabi- Vllaznia do të luhet të dielën në orën 14.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit dhe konsiderohet shumë e rëndësishme për të ardhmen e kuqebluve në kampionat duke qenë se tashmë gara do të bëhet shumë e vështirë deri në fund të saj.