Fitorja ndaj Korabit shërbeu për ti dhënë pak frymëmarrje Vllaznisë në garën për mbijetesë. Pas dy sukseseve radhazi në kampionat, tashmë shkodranët janë përballë një testi mjaft të vështirë, ndaj Skënderbeut. Përballja e së shtunës në “Loro Boriçi” ka një shkallë të lart vështirësie, prej kualitetit të kundërshtarëve. Sikur kjo të mos mjaftonte, kuqeblutë duhet të bëjnë llogaritë edhe me mungesat.
Me infermierinë të tejmbushur, skuadra është praktikisht e gjymtuar. Në total janë nëntë mungesa, ku reparti më i prekur është mbrojtja. Duke nisur me Endri Vrapin dhe Olsi Gocaj-n, që kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe janë të pezulluar për sfidën e javës së 23-të. Ndërkohë, të dëmtuar janë edhe Cicmil, Pjeshka, Marku dhe Muleno. Tjetër mungesë e sigurt për ndeshjen me Skënderbeun është edhe ajo e mesfushorit Ardit Krymi, i skualifikuar me kartonë, ndërsa lëndime kanë edhe Kapaklia dhe Erkoçeviç.
Gjashtë lojtarët e dëmtuar nuk u stërvitën me skuadrën në seancën e zhvilluar pasditen e kësaj të marte, me stafin mjekësor që do të provojë të realizojë mrekullinë, për të rikuperuar sa më tepër futbollistë që të jetë e mundur.
Super Sport
Komentet