Përfundimisht 6-0 për Vllazninë e cila e sheh veten të kualifikuar për në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Për mediat pas kësaj ndeshje është prononcuar mesfushori Ardit Krymi I cili shprehet se ky takim I ka shërbyer skuadrës si përgatitje për sfidën e së dielës kundër Partizanit.

Kuqeblutë janë kualifikuar kësisoj për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, aty ku do të ndeshen me Teutën e Durrësit në dy takime që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Kuptohet që objektivi I tyre është kalimi edhe I këtij turi dhe pse jo edhe më shumë. Megjithatë deri në shkurt, Vllaznia ka shumë kohë për të menduar për sfidat me Teutën dhe duhet të fokusohet tek takimi I së dielës me Partizanin për kupë.

Komentet