Megjithatë, për fat të mirë, në takimin e djeshëm ndaj bardhebluve, përveç Tafilit nuk është ndëshkuar asnjëri nga pesë futbollistët e tjerë të Vllaznisë, që janë edhe ata me nga dy kartonë të verdhë, sepse pasojat për ndeshjen e radhës do të kishin qenë më të mëdha, pastaj. Siç kemi bërë të ditur, në prag pezullimi janë edhe Shtubina, Bardulla, Cicmil, Bicaj e Vecaj, sidoqoftë ata do jenë në fushë edhe në Kukës. Skuadra shkodrane deri para 2-3 javësh ka qenë më stabël, sa i takon gadishmërisë së të gjithë lojtarëve për ndeshje. Ndaj Tiranës filluan problemet e dëmtimit të futbollistëve, teksa munguan tre në fushë, Pepa, Bicaj e Kapaklija.
Tri të verdha, Alsid Tafili mungon në Kukës
Një nga lojtarët më stabël në formacionin kuqeblu të këtyre 9 javëve të para të kampionatit ka qenë mesfushori Alsid Tafili. Megjithatë, për sfidën e radhës me Kukësin, që do të luhet ditën e diel, ai do t’i mungojë formacionit shkodran. Në ndeshjen e djeshme, me Tiranën, ai është ndëshkuar me karton të verdhë, që ka qenë i treti për të dhe për këtë arsye, në ndeshjen e ardhshme do të jetë i detyruar të mungojë. Kjo do të jetë ndeshja e pare, që trajnerit Cungu do t’i duhet të bëjë planet pa këtë futbollist në qendrën e mesit të fushës.
Komentet