Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga figurat e njohura të futbolli shkodran, Esat Rakiqi. Në moshën 73-vjeçare, ish-futbollisti dhe trajneri me përvojë të madhe në futbollin shqiptar, ka humbur luftën me një sëmundje të rëndë. Ai ndodhet në SHBA, ku kishte shkuar për të qëndruar pranë vajzës së tij. Ceremonia mortore do të zhvillohet në Shkodër pasi trupi i tij të mbërrijë nga Amerika.
Rakiqi ka qënë futbollist i Vllaznisë në vitet ’60-’70 duke fituar disa trofe me klubin shkodran. Pas karrierës si futbollist, ai filloi punën e trajnerit, të cilën e kreu për plot 33 vjet, duke qënë zv. trajner jo vetëm i Vllaznisë, por edhe i Laçit dhe Kukësit në kohën që këto të fundit drejtoheshin nga trajneri Armando Cungu.