Edhe në analizen e djeshme ka ndodhur e njëjta gjë, pavarësisht se shqetësimi ka qenë disi më i madh për shkak të humbjes në Korçë dhe, për më tepër, lojën e dobët të zhvilluar. Përveç stafit teknik dhe futbollistëve, në këtë analizë ka asistuar edhe administratori Gjyrezi me drejtorin teknik, Zeka. Konkluzioni i dalë nga analiza ka qenë se, mbase të shtunën ka qenë një ditë e keqe për kuqeblutë. Ndoshta edhe goli i pësuar shpejt i çorientoi futbollistët shkodranë, që më pas e patën të vështirë të reagonin.

E rëndësishme është që futbollistët e pranuan përgjegjësinë e lojës së dobët dhe premtuan që në ndeshjet e ardhshme të mos përsëriten këto gabime. Stafi teknik, ndërkohë, për të evidentuar edhe më mirë gabimet e bëra ndaj Skënderbeut, vendosi që paraditen e sotme të zhvillojë edhe një analizë tjetër, me pamjet filmike të ndeshjes.

 

Komentet