Një dëmtim jo i vogël, megjithatë, ditën e nesërme pritet që lojtari, bashkë me mjekun e Vllaznisë, të udhëtojë drejt kryeqytetit për të zhvilluar një vizitë të specializuar me mjekët e spitalit “Salus”, me të cilin klubi kuqeblu ka kontratë bashkëpunimi. Do të jenë pikërisht këta mjekë, ata që do të përcaktojnë se çfarë do të bëhet për këtë rikuperim. Ka një dilemë nëse dëmtimi do të kalohet me terapi apo është e domosdoshme ndërhyrja kirurgjikale. Kjo do të vendoset këto ditë. Antonio Marku nuk do të jetë i gatshëm të luajë në Korçë, këtë javë, ndoshta edhe më gjatë, megjithatë kjo do të mësohet në vijim.
Antonio Markun e frenon menisku, mungon edhe në Korçë
Shkon në dy numri i mungesave të sigurta në formacionin e Vllaznisë për ndeshjen me Skënderbeun, ditën e shtunë. Pas asaj të mesfushorit Bardulla, për shkak kartonësh, konfirmohet edhe mungesa e mbrojtësit Marku, por këtë herë për dëmtim. Lojtari nuk luajti as në ndeshjen e kaluar ndaj Korabit, pikërisht për shkak të shqetësimeve që ka ndjerë në gjurin e tij të majtë. Nga sa mësohet, ai ka bërë edhe rezonancën magnetike, nga e cila është konstatuar një çarje e meniskut.
Komentet