Edhe në analizen e djeshme ka ndodhur e njëjta gjë, pavarësisht se shqetësimi ka qenë disi më i madh për shkak të humbjes në Korçë dhe, për më tepër, lojën e dobët të zhvilluar. Përveç stafit teknik dhe futbollistëve, në këtë analizë ka asistuar edhe administratori Gjyrezi me drejtorin teknik, Zeka. Konkluzioni i dalë nga analiza ka qenë se, mbase të shtunën ka qenë një ditë e keqe për kuqeblutë. Ndoshta edhe goli i pësuar shpejt i çorientoi futbollistët shkodranë, që më pas e patën të vështirë të reagonin.
E rëndësishme është që futbollistët e pranuan përgjegjësinë e lojës së dobët dhe premtuan që në ndeshjet e ardhshme të mos përsëriten këto gabime. Stafi teknik, ndërkohë, për të evidentuar edhe më mirë gabimet e bëra ndaj Skënderbeut, vendosi që paraditen e sotme të zhvillojë edhe një analizë tjetër, me pamjet filmike të ndeshjes.
Vllaznia e kalon me autokritikë, dy analiza për humbjen në Korçë
Humbja e së shtunës në Korçë, ndaj Skënderbeut, sigurisht që nuk është kaluar lehtë në kampin shkodran. Drejtuesit e klubit, si dhe stafi teknik, më shumë kanë qenë të shqetësuar me lojën e dobët, të zhvilluar në këtë transfertë. Pasditen e djeshme, ekipi kuqeblu ka zhvilluar analizën përkatëse. Vetë klubi e ka konsideruar një analizë të zakonshme, ashtu siç ndodh rregullisht tek ky ekip, në ditën e parë të stërvitjes, pas ndeshjes, dhe kjo ndodh si në rastet kur skuadra fiton, barazon, apo dhe humb.
Komentet