I hapur, i drejtëpërdrejtë dhe ashtu si duhet të jetë kushdo. Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, gjatë një rrëfimi të punës pesëmujore në krye të saj, i pyetur nëse ka patur në skuadër lojtarë që s’e meritojnë dhe a ka patur ndërhyrje për një gjë të tillë, është shprehur “pa dorashka” dhe krejt i lirshëm, duke bërë publik edhe një fakt shumë të rëndë. “Te Vllaznia, gjatë kësaj periudhe që unë drejtoj, nuk ka luajtur asnjë futbollist që s’e ka merituar. E vërtetë është se ka patur shumë ndërhyrje, por nuk kam hapur rrugë.
Mund të them se kam patur edhe kërcënime nga njerëz të ndryshëm, përfshi këtu edhe politikanë të ndryshëm, apo dhe profesorë me kollare të bukura, që vetëm profesorë nuk mund të jenë. Megjithatë, pavarësisht këtyre presioneve e kërcënimeve, unë kam vazhduar të bëj punën time me shumë ndershmëri, ashtu si më kanë mësuar prindërit e mi, ashtu siç kam bërë edhe kur kam qenë futbollist, edhe tani si trajner do të bëj të njëjtën gjë. Pavarësisht kërcënimeve, unë kam qenë sërish në krye të detyrës, kam qenë çdo ditë në rrugë, sepse nuk i kam borxh askujt.
Dua të falenderoj drejtuesit e klubit, që për asnjë moment nuk më janë përzier në punën time, duke marrë edhe koston e vet ndoshta në këtë drejtim, por të gjithë njerëzit duhet ta dinë se futboll duhet të luajë ai që e meriton dhe jo që ai që fut miq, apo kërcënon,” – është shprehur trajneri aktual i Vllaznisë. Ndërhyrjet në çdo skuadër, sidomos në Shqipëri, janë një realitet i trishtueshëm, por ky rast te Vllaznia duket vërtetë i rëndë dhe sigurisht që çdokush duhet të distancohet prej të tilla fenomeneve shumë negative.
Cungu: Gjatë drejtimit të Vllaznisë kam patur kërcënime
Mund të them se kam patur edhe kërcënime nga njerëz të ndryshëm, përfshi këtu edhe politikanë të ndryshëm, apo dhe profesorë me kollare të bukura. Dua të falenderoj drejtuesit e klubit, që për asnjë moment nuk më janë përzier në punën time, duke marrë edhe koston e vet ndoshta në këtë drejtim.
Komentet