avarësisht vendit të gjashtë, të siguruar në fund të kampionatit, që sapo u mbyll, tifozët e Vllaznisë vazhdojnë të jenë të pakënaqur me situatën në të cilën skuadra e tyre e zemrës vazhdon prej pesë vitesh. Për këtë arsye, në ndeshjen e fundit me Bylisin, ato kanë zgjedhur një mënyrë origjinale për të protestuar, e cila, në fakt kaloi disi në heshtje, ngaqë nuk mori pasqyrimin e duhur gjatë zhvillimit të saj. Por më pas, përmes rrjeteve sociale, është mësuar çdo gjë. “Hajnat s’kanë fund, titull s’ka kund”, ishte mbishkrimi me të cilin janë shfaqur dje në fushën sportive “Reshit Rusi”

Kuptohet që ky është një reagim i fortë i tyre, i cili nuk është i pari. Ato vazhdojnë të akuzojnë drejtuesit aktualë të klubit për shpërdorim fondesh (jo më kot i quajnë “hajna”), pavarësisht se nuk kanë shumë ide sesi harxhohen paratë, por në fund të parullës së tyre kuptohet qartë pse e thonë një gjë të tillë: Titull s’ka kund. Natyrisht që nuk mund të ketë titull përderisa fondet që akordon bashkia çdo vit nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë, protesta e djeshme mund të shkundë sadopak drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës për të gjetur një zgjidhje ndryshe për Vllazninë. Edhe trajneri Cungu kërkon diçka ndryshe, megjithatë se çfarë do të ndodhë, këtë askush nuk mund ta thotë me siguri.

Njerëz të ndryshëm mendojnë se bashkia nuk ka dëshirë ta lëshojë klubin tek private, sepse vetëm kështu u jepet mundësia për të punësuar njerëz aty dhe për të shpërdoruar lekët që vijnë nga taksapaguesit shkodranë, por në fakt realiteti është tjetër gjë dhe këtë e dinë të gjithë. Ajo që thonë të gjithë është se duhet pritur edhe pak. Kryebashkiakja Ademi e ka bërë të qartë se deri në fund të këtij viti mund të nisë shitja e aksioneve të Vllaznisë, çka do të ishte edhe zgjidhja përfundimtare për këtë skuadër.
 

Komentet