Vllaznia, pas takimit në bibliotekë, ka vijuar sot me përgatitjet e fundit për ndeshjen e radhës, atë që do ta luajë pasditen e së shtunës në “Reshit Rusi”, ndaj Teutës. Skuadra duket gati për këtë duel. Në radhët e futbollistëve dhe drejtuesve kuqeblu ka besim për marrjen e një fitoreje, e cila do t’i qetësonte për vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit. Tashmë duhet pritur vetëm fillimi i sfidës, për ta vërtetuar këtë gjë. Njëri nga lojtarët titullarë të kuqebluve, pikërisht mbrojtësi Endri Vrapi, në prononcimin e sotëm për mediat shprehet i bindur në marrjen e fitores ndaj Teutës:
“Kjo është një ndeshje e rëndësishme, sepse tashmë ka nisur edhe faza e katërt, e fundit e kampionatit, dhe nuk ka kohë për të rikuperuar. Natyrisht që kërkohen pikët e plota në fushën tone, por kuptohet që është një ndeshje e vështirë. Megjithatë, ne e kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Pozitiv është fakti se do të jemi të gjithë të gatshëm për të luajtur, prandaj shpresoj të marrim rezultatin e duhur, fitoren. Unë vij pas një dëmtimi dhe, ndonëse nuk jam 100 për qind i rikuperuar, duhet t’i duroj paksa dhimbjet, sepse duhet sakrifikuar pak më shumë, për t’i Vllaznisë, që të marrë rezultatin e duhur.
Nuk mund të themi se jemi në pozita komode, përderisa matematika na konsideron sërish të rrezikuar, për këtë arsye duhet të tentojmë të marrim pikë në çdo ndeshje. Ky optimizëm në fakt nuk është vetëm tek unë, por tek të gjithë, duke nisur nga kryetarja e bashkisë e përfunduar te lojtarët. Duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje për t’ia rritur vlerat Vllaznisë, sepse ajo nuk e meriton të jetë në këto pozita.” Ndeshja Vllaznia-Teuta do të nisë në orën 16:00 dhe shkodranët do të kërkojnë marrjen e fitores së pare, këtë sezon, ndaj durrsakëve, që i kanë mundur plot tri herë.
Vrapi: Durrsakët janë të rrezikshëm, por Vllaznia nuk i fal më!
Ndeshja Vllaznia-Teuta do të nisë në orën 16:00 dhe shkodranët do të kërkojnë marrjen e fitores së pare, këtë sezon, ndaj durrsakëve, që i kanë mundur plot tri herë. Nuk mund të themi se jemi në pozita komode, përderisa matematika na konsideron sërish të rrezikuar, për këtë arsye duhet të tentojmë të marrim pikë në çdo ndeshje.