Afrimi gjithnjë e më shumë i ndeshjes me Partizanin, sigurisht që ka rritur emocionet në kampin shkodran. Futbollistë, trajnerë e drejtues janë duke e përgatitur siç duhet këtë takim. Te të gjithë ka besim për arritjen e një suksesi tjetër pas atij me Skënderbeun. Edhe trajneri Armando Cungu është në të njëjtën linjë me të tjerët. Për momentin ende nuk është shprehur në lidhje me këtë ndeshje, pasi këtë gjë do ta bëjë një ditë para zhvillimit të saj, por duke e vërejtur nga afër në stërvitje, kuptohet lehtësisht se ai ka shumë besim tek futbollistët e tij.
Vetë trajneri ka një natyrë shumë entuziaste dhe e ka shprehur edhe më parë se në çdo takim skuadra e tij futet në fushë për ta fituar ndeshjen. Kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Sa i takon formacionit që ai do të hedhë në fushë, nuk pritet të ketë ndonjë surprizë. Vllaznia ndaj të kuqve mendohet të luajë me të njëjtën 11-she që luajti edhe në ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun.
Ekipi shkodran pritet ta nisë me Dragojeviç në portë, ndërsa në mbrojtje do të luajë katërshja e zakonshme e përbërë nga Arbri, Cicmil, Vrapi e Marku. Në mesfushë ndërkohë rikthehen Krymi e Sefa që do kenë pranë edhe Bardullën, ndërsa në rolin e mesfushorëve të avancuar do të luajnë kapiteni Shtubina e Çinari. Në majë të sulmit sërish pritet të luajë Kalaja, ndonëse Dibra bëri një paraqitje të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Teutës. Me këtë formacion do kërkohet sërish suksesi. Shumë njerëz mendojnë se për vetë pretendimet që ka kundërshtari, kuqeblutë edhe me një barazim duhet të jenë të kënaqur por te Vllaznia kanë besim tek fitorja.
telesport.al ©
Cungu beson te fitorja e Vllaznisë ndaj Partizanit
Ekipi shkodran duket se ka lënë pas krahëve disfatën e fundit të pësuar në Durrës ndaj Teutës Kuqeblutë preferojnë që para sfidës ndaj Partizanit të motivohen duke kujtuar fitoren e arritur në shtëpi ndaj Skënderbeut