Që do të thotë se pas mbrojtësit Vrapi, Vllaznia ka në shënjestër një sulmues potent të kampionatit shqiptar, tiranasin e shumë kërkuar nga disa klube të vendit tonë Mario Morina. Pas përvojës me familjen bardheblu, por edhe me Skënderbeun dhe Flamurtarin, Morina kërkon të provojë një aventurë tjetër në futbollin shqiptar Vllazninë e Shkodrës. Burime të sigurta pranë , por edhe të konfirmuara pranë drejtuesve të klubit shkodran bëjnë të ditur se në në orët e mbrëmjes të së shtunës, Morina dhe menaxheri i tij Tami Kona kanë biseduar fillimisht me trajnerin Armand Cungu, prej të cilit çdo futbollist që pretendon të bëhet pjesë e Vllaznisë duhet të marrë “OK” teknik të tij, gjë që me sa bëhet e ditur për rastin Morina është dhënë përgjigja pozitive. Më pas, ashtu si edhe në rastin “Vrapi” biseda është zhvendosur me drejtuesit e klubit kuqeblu, administratorin Gjyrezi dhe drejtorin sportiv Grima. Gjithnjë nga burimet dy paleshe, sipas bisedave telefonike paraprakisht duket se përgjithësisht termat e kontratës, financiarë dhe kohorë kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit, por gjithsesi, për të vendosur përfundimisht rreth kësaj lëvizje merkato është lënë paraditja e së dielës kur futbollisti Morina i shoqëruar nga menaxheri Tami Kona do të mbërrijnë në Shkodër për finalizimin e marrëveshjes, e cila pritet të mbyllet me firmosjen e kontratës dypalëshe.
Sport Ekspres ©
Morina, shumë pranë firmës me Vllazninë
Pa u tharë mirë boja në kontratën me mbrojtësin Endri Vrapi, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë gati firmosjen edhe me një tjetër futbollist. Nga mbrojtja kalohet në sulm, por këtu bëhet fjalë për një lëvizje tjetër konkrete në merkato.
Komentet