Objektivi I skuadrës për gjysmën e dytë të sezonit natyrisht që është paraqitja sa më e mirë në kampionat në mënyrë që të sigurohet jo vetëm qëndrimi në Superligë, por edhe renditja në një pozicion sa më komod. Kuptohet që duhet lënë pas paraqitja jo e mirë në gjysmën e parë të sezonit, ku ndonëse u blenë plot 12 futbollistë, shumica prej tyre nuk dhanë asgjë për Vllazninë. Këtë e tregojnë edhe shifrat sepse futbollisti që është aktivizuar më shumë nga të gjithë në 18 ndeshjet e para të kampionatit është mbrojtësi Antonio Marku që ka luajtur plot 1497 minuta, më shumë se kushdo tjetër.

Ndërkohë, edhe golashënuesi më I mirë I skuadrës, pavarësisht se janë blerë katër futbollistë të huaj, është sërish një shkodran, Erald Çinari që ka shënuar pesë gola. Këto janë tregues që vërtetojnë edhe njëherë tjetër se rolin më të rëndësishëm në skuadër e kanë luajtur futbollistët shkodranë dhe ajo ata që janë blerë

Komentet