I pyetur, nëse Cungu është “varka e shpëtimit” për Vllazninë, apo është një projekt afatgjatë, tekniku i ri shkodran tha:” Cungu është Armando Cungu nuk ka të bëjë as me varkë dhe me as tragete (qesh). Ajo që garantoj është punë me seriozitet maksimal, përkushtim, ndershmëri. Këtë gjë e kamë bërë gjithkund që kam qenë edhe si sportist, tashmë edhe si trajner. Normalisht, duke marrë edhe garancinë e sportistëve për të dhënë maksimumin, atëherë do të dalim në “breg pa u lag”. Patjetër që kemi projekte afatgjata me bashkinë, megjithatë kjo mbetet për vazhdimësisë. E rëndësishme për momentin është, që Vllaznia të dalë nga kjo situatë”. Trajneri Cungu është ngacmuar edhe për një deklaratë të dhënë në kohën kur drejtonte Laçin. Në atë kohë ai shprehej se Vllaznia ka lojtarë, që nuk e meritojnë fanellën e saj. “E kam thënë këtë gjë me bindje të plotë dhe shoh që ato lojtarë nuk janë më në ekip. Besoj se tashmë është një pjesë e shëndoshë në skuadër. Patjetër që ekipi ka nevojë për lojtarë të tjerë, sepse dy fazat e tjera janë jashtëzakonisht të egra. Në këto kushte do të mundohemi për të gjetur ndonjë lojtar, që mund të na shërbejë sadopak për ecurinë e Vllaznisë. Në të kundërt, nuk do të bëjmë aventura për të marrë lojtarë thjesht për të mbushur radhët. Është shumë e vështirë, sidomos tani në janar, jo vetëm pr Vllazninë, por për çdo ekip. Jemi edhe pak vonë për t’u futur në merkato, megjithatë mbes gjithmonë me shpresën e sigurimit të ndonjë lojtari”, – theksoi trajneri Cungu. Për rikthimin e lojtarëve në stërvitje, pas bojkotit të një dite më parë, ai u shpreh: “Në këto kushte nuk shoh arsye pse lojtarët nuk duhet të jenë në fushën e stërvitjes. Megjithatë, është e drejtë e gjithsecilit. Ata kanë një kontratë dhe duhet të jenë në fushën e stërvitjes, në të kundërt çdo lojtar është i lirë për të bërë zgjidhjen e vet”.
Në fund trajneri Cungu ka një mesazh për tifozërinë: “Unë, si djalë Shkodre, natyrisht që tifozërinë e them me sinqeritetin më të madh se kam në zemër. Them se këtë e ka çdo person, i cili e ka prekur sadopak barin e fushës të “Loro Boriçit”. Për vite me radhë kanë qenë këto persona, të cilët në një farë mënyrë na kanë dhënë këtë emër, që tashmë e mbajmë në futbollin shqiptar, jo vetëm atë shkodran. Kemi një detyrim jashtëzakonisht të madh ndaj kësaj tifozërie dhe dua ta falënderoj dhe njëkohësisht dua t’i uroj edhe një vit të mbarë. Njëkohësisht, dua praninë e tyre sa më të madhe në numër në shkallët e stadiumit, pasi pa tifozëri dhe pa mbështetjen e tyre nuk mund të bëhet asgjë. Pra, është shumë e rëndësishme prania e tyre në stadium. Natyrshëm kërkojmë edhe pak durim për të bërë një ndryshim”.
Sport Ekspres ©