Tashmë është punë e kryer. Problemet e Vllaznisë kanë kaluar dhe ekipi nga dita e nesërme do të udhëtojë drejt Ulqinit për të zhvilluar atje një stërvitje disaditore. Aprovimi është dhënë nga drejtuesit e klubit dhe tashmë futbollistët e përzgjedhur nga ana e trajnerit Cungu do të udhëtojnë drejt vendit fqinj. Ajo që mësohet është se ekipi nuk do të grumbullohet në hotel “Olimpik”, rezidencën e zakonshme të shqiptarëve, por në një hotel tjetër. Për të parë kushtet që ofron ky hotel, drejt Ulqinit ka udhëtuar mbrëmjen e së shtunës vetë administratori Gjyrezi, bashkë me zëvendëstrajnerin Maxhar.
Ata kanë mbetur të kënaqur me kushtet e tij dhe po ashtu edhe me ato të fushave ku do zhvillohet stërvitja. Për këtë arsye, nuk kanë vonuar të bëjnë prenotimin. Tashmë ajo që mbetet për t’u mësuar është sesa ditë do të qëndrojë ekipi atje. Trajneri mësohet se do të marrë me vete për momentin 21 futbollistë, ndërkohë që gjatë qëndrimit në Ulqin, planet janë për të zhvilluar dy apo tri takime miqësore, që do ta ndihmojnë shumë stafin teknik për të parë gjendjen e skuadrës dhe harmonizimin e saj ashtu si duhet.
telesport.al ©
Vllaznia, nesër drejt Ulqinit për një stërvitje disaditore
Trajneri mësohet se do të marrë me vete për momentin 21 futbollistë, ndërkohë që gjatë qëndrimit në Ulqin, planet janë për të zhvilluar dy apo tri takime miqësore Ajo që mësohet është se ekipi nuk do të grumbullohet në hotel “Olimpik”, rezidencën e zakonshme të shqiptarëve, por në një hotel tjetër.
Komentet