Po ashtu, ka munguar edhe kosovari Ahmeti. Ndërkohë kanë qenë të pranishëm ndërkohë mbrojtësi malazez Cicmil apo dhe Arbri e Sefa. I pranishëm në ambjentet e fushës “Reshit Rusi” ka qenë edhe sulmuesi malazez Paviçeviç I cili ka dashur të dalë në stërvitje por nuk është lejuar nga ana e stafit ngaqë ai prej kohësh, po stërvitet me ekipin B. Kjo ka qenë situata sa I takon stërvitjes së sotme por natyrisht që çështja më e rëndësishme është ajo e trajnerit.
Prej ditësh po flitet për mundësinë e uljes në pankinë të Armando Cungut por natyrisht duhet pritur edhe pak orë për të mësuar se çfarë do të ndodhë realisht. Ajo që merret vesh është se mbrëmë, Cungu ka patur një takim të gjatë me kryebashkiaken Ademi por pa arritur dot një marrëveshje. Palët kanë lënë një takim tjetër mbrëmjen e së hënës ku do të mësohet përfundimisht nëse ai do të marrë drejtimin e Vllaznisë apo jo.
Komentet