Një “lindje e vështirë” mund të konsiderohet bordi i ri drejtues i Vllaznisë, nisur nga tjerrja e kësaj çështjeje në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, por për fundviti gjithçka ka marrë formë të plotë, sa i takon këtij organi drejtues dhe vendimmarrës për klubin e futbollit të kryeqendrës së Veriut. Tashmë ka një të parë, kryetar bordi, i cili është Shpëtim Quku. Paraditen e sotme, Bordi Mbikqyrës i Vllaznisë, i përbërë nga pesë antarët, Shpëtim Quku, Mark Laloshi, Admir Teli, Beniamin Nako dhe Sytki Muça, ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë, që prej miratimit në këshillin bashkiak.
Me unanimitet të plotë, Shpëtim Quku është zgjedhur kryetar i bordit drejtues të Vllaznisë. Një mbledhje ku janë diskutuar shumë gjëra të rëndësishme për ecurinë dhe mbarëvajtjen e KF Vllaznia. Në mbledhjen tjetër të dytë, që pritet të jetë në ditët e para të janarit, bordi i ri do të bëjë të ditur disa nga propozimet dhe vendimet që do të marrë në lidhje me emërimin e trajnerit të ri, zhvillimin e fazës përgatitore të skuadrës kuqeblu, dhe shumë elementë të tjerë të rëndësishëm, që kanë të bëjnë me funksionimin e KF Vllaznia.
Ky hap shihet si një bekim i këtij fundviti, teksa sportdashësit e zjarrtë shkodranë urojmë dhe shpresojmë që të bëhet më e mira për të ardhmen e futbollit të këtij qyteti. Pas dy fazave të para të kampionatit, Vllaznia e sheh veten në vendin e 8-të në Superiore, me 15 pikë. Një nga shqetësimet më të ngutshme është shlyerja e tre ish-lojtarëve të saj, që kanë fituar gjyqet në FIFA me klubin shkodran, ndryshe u hiqen pikë nga klasifikimi aktual.
telesport.al ©
Shpëtim Quku zgjidhet kryetar i Bordit Drejtues të Vllaznisë
Me unanimitet të plotë, Shpëtim Quku është zgjedhur kryetar i bordit drejtues të Vllaznisë. Një mbledhje ku janë diskutuar shumë gjëra të rëndësishme për ecurinë dhe mbarëvajtjen e KF Vllaznia. Në mbledhjen tjetër të dytë, që pritet të jetë në ditët e para të janarit, bordi i ri do të bëjë të ditur disa nga propozimet dhe vendimet që do të marrë në lidhje me emërimin e trajnerit të ri.
Komentet