Lajmi ende nuk është zyrtar por mund të konfirmohet në ditët në vijim. Drejtuesit e Vllaznisë nuk e kanë marrë vendimin përfundimtar por prej kohësh po mendojnë për ndryshimin e trajnerit të ekipit shkodran. Nga sa bëhet e ditur trajneri i cili mund ta zëvendësojë Zmijanin në pankinën e Vllaznisë është një tjetër emër i njohur. Kohët e fundit më i preferuari momentalisht për të marrë drejtimin e Vllaznisë nëse Zmijani largohet është Elvis Plori. Aktualisht Plori, një tjetër trajner shkodran nuk ka shumë kohë që ka marrë drejtimin e Kastriotit të Krujës pas përvojës së suksesshme sezonin e kaluar me Tërbunin e Pukës. Trajneri Plori sipas burimeve të Star Plus ka disa javë që është kontaktuar dhe nëse drejtuesit e Vllaznisë vendosin të bëjnë ndryshime, alternativa e parë është pikërisht ajo e Elvis Plorit. Vllaznia në këtë nisje të kampionatit nuk ka arritur që të marrë asnjë pikë duke realizuar tre humbje radhazi. Situata jo e mirë prej kohësh tek skuadra ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një trajner tjetër. Luan Zmijani këtë kampionat bëri shumë ndryshime rrënjësore duke larguar siç deklaroi vetë 4 futbollistë ndërsa shumë të tjerë u ikën për arsye nga më të ndryshmet. Lojtarët e ardhur në merkato tek Vllaznia mesa duket nuk janë ata të duhurit dhe këtë e pranoi edhe vetë Zmijani menjëherë pas nisjes së këtij sezoni. Tashmë duhen pritur ditët në vijim nëse do të largohet apo jo trajneri aktual i Vllaznisë për t’u zëvendësuar me të preferuarin e radhës Elvis Plori.
VLLAZNIA, LÃKUNDET PANKINA E LUAN ZMIJAN
Humbja e tretë e Vllaznisë radhazi përballë Partizanit mund të sjellë largimin e trajnerit të kuqebluve Luan Zmijani. Burime konfidenciale bëjnë me dije për âStar Plusâ se pas 3 humbjeve pankina e Zmijanit është e lëkundër ndjeshëm.