Mesditën e sotme pritet që drejtuesit e klubit “Vllaznia” të bëjnë prezantimin e tri blerjeve të reja të tyre, atë të futbollistëve malazezë, për të cilët ka kohë që flitet. Ndërkohë, janë zbuluar edhe emrat e tyre, teksa bëhet fjalë për sulmuesin Darko Paviçeviç, për mbrojtësin Stefan Cicmil dhe për portierin Andrija Dragojeviç. Me të tre këta futbollistë ka ditë që është arritur akordi, por vetëm ditën e sotme do të bëhet firmosja e kontratave, prezantimi dhe më pas nisja e stërvitjes.
Drejtuesit kuqeblu i kanë studiuar me shumë vëmendje të dhënat e këtyre futbollistëve dhe besojnë se me ta skuadra do të jetë më e plotë në të gjitha repartet, duke u siguruar që nga porta, mbrojtja dhe sulmi, pa harruar që pak ditë më parë mori edhe mesfushorin shqiptaro-maqedonas, Jasir Sulejmani. Me marrjen e tre malazezëve, tashmë te Vllaznia duket se gjërat po shkojnë drejt normalitetit, duke plotësuar kështu edhe vendet e lëna bosh nga largimi i disa futbollistëve.
Vllaznia prezanton sot tre futbollistët malazezë
Me të tre këta futbollistë ka ditë që është arritur akordi, por vetëm ditën e sotme do të bëhet firmosja e kontratave, prezantimi dhe më pas nisja e stërvitjes.Me marrjen e tre malazezëve, tashmë te Vllaznia duket se gjërat po shkojnë drejt normalitetit, duke plotësuar kështu edhe vendet e lëna bosh nga largimi i disa futbollistëve