Në seancën e sotme pritet të mos jetë i pranishëm asnjëri prej këtyre dy portierëve, por nëse Asong ka ikur për të mos u kthyer më, krejt ndryshe qëndron puna me Dragojeviç. Drejtuesit e klubit “Vllaznia” janë duke negociuar me të dhe me menaxherin e tij për të parë mundësinë e firmosjes së kontratës. Mosha e tij e re, vetëm 23 vjeç, dhe përvoja e fituar gjatë aktivizimit me OFK Beograd dhe Velezh Mostar, është e mjaftueshme për të garantuar portën e skuadrës shkodrane, e cila sezonin e fundit ka çaluar jo pak.
Për këtë arsye, trajneri Zmijani në listën e kërkesave të tij jo më kot, të parën gjë që ka kërkuar, ka qenë një portier cilësor. Vllaznia në fakt ka patur një përvojë shumë pozitive me një malazez tjetër, Miroslav Vujadinoviç, i cili e ruajti me sukses për 4 vite me radhë portën e saj. Tashmë mund të jetë radha e portierit Adrija Dragojeviç për ta bërë këtë gjë në Shkodër. Gjithsesi, duhet parë sesi do të shkojnë gjërat në bisedimet dypalëshe që po zhvillohen.
Ikën kamerunasi Asong, pritet firma me malazezin Dragojeviç
Drejtuesit e klubit “Vllaznia” janë duke negociuar me të dhe me menaxherin e tij për të parë mundësinë e firmosjes së kontratës Zmijani ka kërkuar një portier cilësor. Vllaznia, në fakt, ka patur një përvojë shumë pozitive me një malazez tjetër, Miroslav Vujadinoviç Prova e kamerunasit Josepf Leke Asong duket se nuk ka shkuar ashtu si duhet te Vllaznia, ndaj sot është larguar nga Shkodra. Vendimi i është komunikuar atij nga pjestarë të stafit teknik, sipas të cilëve, kamerunasi 25-vjeçar nuk i kishte aftësitë e duhura për të siguruar portën e kuqebluve. Ai ka qenë poshtë nivelit të malazezit Dragojeviç, i cili u provua dy ditë më parë dhe arriti t’i bindtte trajnerët e Vllaznisë.
Komentet