Portieri i sapoardhur do qëndrojë disa ditë në provë dhe më pas do të vendoset për fatin e tij, pasi të shikohet me shumë kujdes për formën dhe gjëra të tjera nga trajneri i portierëve, Avenir Dani. Ndërkohë, i pranishëm në stërvitjen e sotme ka qenë edhe shkodrani i ardhur nga Italia, 22-vjeçari Benkert Abdija, që luan si mesfushor qendre dhe është rritur në Akademinë e Sienës, ndërkohë që më pas ka kaluar te Grosseto, ndërsa vitin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Guado në Serinë D.

 

Edhe Abdija do të provohet për disa ditë nga stafi kuqeblu. Ndërkohë, të pranishëm në stërvitjen e Vllaznisë kanë qenë edhe dy futbollistë shqiptarë nga Maqedonia. Bëhet fjalë për Valdet Osmanin, 21 vjeç, që luan si sulmues krahu, si dhe Xhelil Hasani, 19 vjeç, që luan si mbrojtës i majtë. Ata kanë qenë të shoqëruar nga menaxheri i tyre dhe mësohet se kanë luajtur së fundi me ekipin Vëllazërimi të Kërçovës.

Të katër këta futbollistë të ardhur sot për provë do qëndrojnë disa ditë nën vëzhgimin e trajnerit Zmijani dhe stafit të tij, ndërkohë që në ditët e ardhshme mendohet të vijnë të tjerë futbollistë për testim, në mënyrë që të përzgjidhen më të mirët, pikërisht në vendet ku ka nevojë skuadra. Priten kryesisht futbollistë nga Mali i Zi dhe Kosova, por nuk përjashtohen edhe nga Serbia apo ndonjë vend tjetër.

Ne foto
Dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Osmani dhe Hasani, të ardhur në provë te Vllaznia
 

Komentet