Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka nisur lojën me Vujadinoviç në portë, për të vazhduar me Gocaj, Da Silvën, Belishën, Popoviç, Bardulla, Moreno, Hajdari, Dema, Hasani e Gjini. Në pjesën e dytë pastaj kanë luajtur të gjithë futbollistët e tjerë që kanë qenë në dispozicion të trajnerit, përfshi edhe algjerianin Benounes ndërkohë që disa minuta ka luajtur edhe sulmuesi malazez Jaballan.Kanë luajtur edhe Balaj, Petroviç, Erkoçeviç, Karakaç, Shaba e Markolaj.