Dje eshte luajtur ne Stadiumin "Loro Borici" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola.
Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare, sulme te rreshtura te vendasve dhe mbrojtje e ngjeshur e miqve qe mundoheshin te perfitonin nga ndonje gabim i vendasve dhe te shfrytezonin kundersulmin. Perpjektjet e Vllaznise u kurorezuan ne minuten e 55-te kur Smajli shenoi golin e avantazhit. Pas shenimit te golit, skuadra e vates duket me racionale ne loje dhe ka kontroll te plote. 15 minuta perpara perfundimit te takimit vjen dhe goli i dyte i shenuar nga Gjini duke i dhene fitoren e paster ne ndeshjen e pare te Kupes skuadres se Vllaznise. Ndeshja e ardheshme e Vllaznise eshte kunder Flamurtarit me date 5 mars e cila luhet ne Vlore.

 

Komentet