Çaku: Vllaznia kampione, sërish pretendente
Ndonëse nga grupi i vjetshëm i 17-vjeçarëve janë larguar 17 futbollistë, Vllaznia kërkon të ruajë traditën e titujve
Vllaznia prej tri sezonesh është kampione e vendit me 17-vjeçarët. Një dominim absolut i këtij ekipi i shoqëruar edhe me nxjerrjen e disa elementëve cilësorë, që sot po luajnë me Vllazninë, Tiranën dhe ekipe të tjera. Duket më së miri se misioni i këtij ekipi është përmbushur ashtu siç duhet gjatë kësaj periudhe, sepse ka pasur rezultate shumë të mira, por ka nxjerrë edhe lojtarë cilësorë.
Ndërrimi i brezave
Edhe sivjet, trajneri i këtij ekipi, Entri Çaku, po bën një punë të mirë. Ndonëse nga kontigjenti i vjetshëm, që u shpall kampion i vendit, i janë larguar plot 17 futbollistë, sërish është krijuar një ansambël shumë i mirë. Prurjet e lojtarëve nga ekipi i 15-vjeçarëve me trajner Alban Volumin, edhe ky kampion, apo dhe nga ekipe të tjera, kanë qenë të mira dhe me nivel.
Kjo e ka ndihmuar atë të ndërtojë një skuadër pretendente edhe këtë sezon. Vetë Çaku është i kënaqur me punën që po bëhet: “Ka qenë e vështirë në fillim, sepse na u desh ta ngrenim skuadrën nga e para. Nga grupi i vjetshëm u larguan plot 17 futbollistë nga ekipi i vjetshëm që ishte kampion. Megjithatë, së bashku me kolegun tim, Nefail Zhejani, besoj se kemi bërë një punë të mirë që po i jep frytet e veta.”
Vllaznia, sërish pretendente
Vllaznia U-17, edhe pse me petkun e kampiones, nuk e ka nisur me vrull kampionatin. Mirëpo me kalimin e javëve po ngjit dalngadalë shkallët, duke u kthyer pretendente: “Mendoj se jemi sërish pretendentë të fortë për titull. Vllaznia ka krijuar një traditë të mirë me moshat, duke futur dëshirën dhe egon te vetë futbollistët për të synuar lojën e bukur dhe rezultatin. Elementi është i mirë, ka të ardhme dhe kjo na kënaq më shumë, sepse pikësynimi ynë ky është. Vllaznia është një emër i madh i futbollit shkodran dhe gjithnjë kërkuese për vende nderi.”
Më shumë konkurrencë
Duke u ndalur tek kampionati i sivjetëm, Çaku beson se është më i fortë në krahasim me një vit më parë. Është shtuar numri i skuadrave pretendente dhe kjo është shumë pozitive. “Nëse vitin e kaluar ishim vetëm ne dhe Dinamo rivale për titull, sivjet është më ndryshe. Së paku, janë katër skuadra në garë: Vllaznia, Tirana, Dinamo dhe Shkëndija e Tiranës.
Besoj se do jetë një kampionat i fortë dhe me shumë rivalitet, çka do t’u sjellë më shumë forcë fëmijëve për t’u përballur me kundërshtarë të fortë në fushën e lojës,” – ka thënë Çaku. Shembulli më i mirë i këtij rivaliteti është ndeshja e së dielës që kaloi në Shkodër mes Vllaznisë dhe Dinamos.
Shkodranët kanë qenë në avantazh 2-0 në minutën e 60-të, por në 20 minutat e fundit dinamovitët e përmirësuan ndjeshëm mënyrën e lojës dhe barazuan rezultatin. Për t’u përmenduar te Vllaznia U-17 si elementët më me perspektivë janë Kalaja, Borshi, Kozmaj, Ruqi si dhe më të rinjtë, Kabuni, Ramaj, Dyca e Çinari.
?aku: Vllaznia kampione, s?rish pretendente
Vllaznia prej tri sezonesh ?sht? kampione e vendit me 17-vje?ar?t. Nj? dominim absolut i k?tij ekipi i shoq?ruar edhe me nxjerrjen e disa element?ve cil?sor?, q? sot po luajn? me Vllaznin?, Tiran?n dhe ekipe t? tjera. Duket m? s? miri se misioni i k?tij ekipi ?sht? p?rmbushur ashtu si? duhet gjat? k?saj periudhe, sepse ka pasur rezultate shum? t? mira, por ka nxjerr? edhe lojtar? cil?sor
Komentet