Vllaznia ka gjetur me ne fund fitoren e pare ne transferte dhe kete e ka bere duke shenuar nje goleade perballe Apolonise se pafuqishme.
Te besuarit e Rudi Vates kane nisur shume shpejt ndeshjen me gol dhe per kete ka menduar i riu i talentuari Karakaci ne minuten e 23-te. Nje goditje spektakolare e tij la ne vend portierin Xhelilaj.
Vendasit nuk jane fare dakort me kete rezultat dhe bejne perpjekjet e tyre per te barazuar. Goli vjen ne minuten e 44-te me te zakonshmin kapitenin Gerxho. Ai shenon nje gol spektakolar pas nje goditje denimi jashte zones.
Pjesa e dyte nis me Apolonine ne sulm dhe Vllaznine ne mbrojtje. Vajushi e Sukaj jane ngacmues per mbrojtjen dhe portierin fierak.
Agastra dhe Ribaj kishin mundesi te pastra shenimi por Vujadinovic doli i fituar me ta.
Vllaznia gjeti force te kunderpergjigjet dhe shenoi me ane te Dritan Smajlit ne minuten e 68-te me nje goditje te forte me koke brenda zones. Fieraket nuk e prisnin dhe shkodranet i imponohen me force edhe ne minutat ne vazhdim. Golin e trete per te besuarit e Vates e shenon Sukaj ne minuten e 75-te me nje gjuajtje te bukur brenda zones, nderkohe qe golin e katert e shenoi Armando Vajushi ne minuten e 82-te.
Me kete fitore Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 14-pikeve ne vendin e gjashte ndersa Apolonia ngelet me 8-pike ne vendin e 12-te.
Albaniasoccer.com
Komentet