Klubi i futbollit Vllaznia sh. a është i vetmi klub në Shqipëri që ka publikuar rrogat e futbollistëve dhe stafit drejtues. Kuptohet gjithçka është bërë në kuadër të transparencës së plotë të çdo leku që Bashkia Shkodër hedh tek skuadra. Bashkia mbahet me lekët e taksapaguesve shkodranë dhe rrjedhimisht, drejtuesit e futbollit që kanë varësi direkte nga ky institucion, kohë më parë kanë bërë publik para Këshillit Bashkiak, të gjitha pagesat e futbollistëve dhe stafit drejtues.

 Në këtë periudhë që në skenë kanë dalë disa pretendime të lojtarëve për ndalesa në rroga a kontrata të pazbatuara, me interes besojmë se është botimi I vlerës së kontratave të gjithë futbollistëve të Vllaznisë. E vërteta është se tek klubi Vllaznia ka shumë korrektesë në pagesë teksa rrogat jepen në datat e caktuara por mbetet për t’u zgjidhur problemi i taksave. Kështu kontratat më të mëdha i kanë sulmuesi Sukaj dhe portieri Vujadinoviç me nga 35 mijë euro në sezon, ndërkohë që më pak të paguarit natyrisht që janë lojtarët e rinj që kanë rroga modeste.


Ja kontratat sezonale të  futbollistëve sipas vlerave të tyre.
1.Xhevahir Sukaj              35 mijë euro
2.Miroslav Vujadinoviç       35 mijë euro
3.Gavrilo Petroviç             33 mijë euro
4.Amarildo Belisha            21 mijë euro
5.Braçan Popoviç             20 mijë euro
6. Gentian Muça              28 mln lekë
7.Dritan Smajli                 26 mln lekë
8.Vioresin Sinani              25 mln lekë
9.Olsi Gocaj                    25 mln lekë
10.Valdano Nimani           20 mln lekë
11.Arsen Sykaj                15 mln lekë
12.Armando Vajushi         15 mln lekë
13.Enis Gjokoviç              15 mln lekë
14.Sadush Danaj              6 mln lekë
15.Edon hasani                6 mln lekë
16.Arsen Hajdari              3.8 mln lekë
17.Jurgen Gjini                2.6 mln lekë

 

Shkodra Sport