Më tre janar të 2010, Armando Cungu do të mbushte tre vjet si zv/trajner i Vllaznisë, por kanë mjaftuar 4 orë mbledhje të bordit drejtues që ai të shkarkohej nga pankina shkodrane së bashku me Luçin e Ndojën. “Është pak e çuditshme. Në fakt unë nuk kam marrë as vendim në rrugë zyrtare, por jam njoftuar me anë të gazetave. Mua më vjen keq për këtë vendim pasi jam mundur të punoj shumë me të gjitha forcat e mia në të mirë të ekipit. Dua të kujtoj këtu se me aq sa kam punur unë, së bashku me trajnerët që kam kaluar pothuajse për tre vjet, Vllaznia ka fituar trofeun e Kupës së shqipërisë. Ka kaluar tre vite radhazi një tur të Europës si asnjëherë në historinë e saj. Është shpallur nënkampion i Shqipërisë. Kështu të gjitha këto janë fryt i punës së trajnerëve dhe times gjithashtu. Jam ky person që kam arritur shumë suksese me Josën, Haxhiosmanoviç, Agim Canaj, Likën e në fund Luçin. Madje mund të them se unë kam fituar shumë nga eksperienca e këtyre trajnereve kështu që nuk mendoj se isha i paaftë apo e kisha unë fajin”, shprehet Cungu në prononcimin e tij. “Mua më habit fakti se unë kam qenë shumë i pastër në të gjitha drejtim. Jam marrë gjithmonë me lojtarët dhe me ekipin pa ndërhyrë në merkato apo biseda të tjera. Për këtë unë jam shumë i pastër dhe i qetë pasi nuk i kam borxh asnjë lojtari apo edhe stafit drejtues”. Cungu tregohet i sinqertë kur thotë se e kishte menduar disa javë më parë që të jepte dorëheqjen. “Në fakt unë e kisha menduar që në takimin me Skëndërbeun që të jepja dorëheqjen. Mendoj se fjalët që qarkulluan janë të vërteta. Që atëherë mendova të jepja dorëhehqjen, por gjeta forcat për të bërë diçka të mirë për Vllazninë”. Sipas ish-zv/trajnerit, problemi nuk qëndron te trajnerët. “Për vet mënyrën si rodhën ngjarjet nuk mendoj se është problemi tek trajnerët. Ai duhet kërkuar tek një vend tjetër. Kujtoj këtu që kemi realizuar një fazë përgatitore në Pukë me rreshje shiu për shumë ditë ku lojtarët vetëm kanë vrapuar. Pra nuk mendoj se faji është i trajnerëve. Unë di të them që jam i pastër në punën time dhe nuk kam dorë në asgjë. Gjithsesi vendimi për të larguar trajnerët është në dorë të presidentit”. Cungut i është ofruar që të punojë me ekipet e Akademisë së Vllaznisë, por ai ka ndërmend të pushojë për një farë kohe. “Meqë erdhën kështu gjërat, mendoj se është më mirë të pushoj disa muaj. Theksoj se kemi kaluar një stres të madh këto 6 muaj, kështu që është më mirë që unë të qetësohem pak”. Në fund, Cungu lë të hapur mundësinë për tu rikthyer ndoshta më vonë te skuadra e Vllaznisë.
Cungu: Rezultatet nuk ishin faji i trajner?ve
?P?r vet m?nyr?n si rodh?n ngjarjet nuk mendoj se ?sht? problemi tek trajner?t. Ai duhet k?rkuar tek nj? vend tjet?r. Kujtoj k?tu q? kemi realizuar nj? faz? p?rgatitore n? Puk? me rreshje shiu p?r shum? dit? ku lojtar?t vet?m kan? vrapuar. Pra nuk mendoj se faji ?sht? i trajner?ve. Un? di t? them q? jam i past?r n? pun?n time dhe nuk kam dor? n? asgj
Komentet