Gjithnje eshte shprehur se deshira e tij e madhe eshte qe nje dite te marre persiper drejtimin e Vllaznise. Ajo eshte skuadra e qytetit te lindjes, skuadra qe e beri futbollist me emer dhe per rrjedhoje asaj nuk mund t’i thuash asnjehere “jo”. Ambicjet e tij si trajner e kane bere Edi Martinin qe ta pranoje ftesen e presidentit Fushaj ndonese deshira e tij me e madhe sigurisht qe do kishte qene mosnisja e punes ne keto momente. Kjo per shume arsye megjithate nuk ka refuzuar ta pranoje oferten e presidentit. Ndoshta edhe per te vertetuar ate se nuk i trembet sfidave sepse edhe karriera e tij ka qene nje sfide me vehte. Para mediave dje ka folur shkurt. Normale sepse te gjithe tashme presin pune prej tij dhe jo fjale. “Per çdo trajner eshte kenaqesi te drejtoje Vllaznine dhe kuptohet edhe per mua eshte keshtu. Ndoshta diçka me teper ngaqe kjo skuader me dha emer megjithate une falenderoj presidentin Fushaj per besimin qe me dha po ashtu edhe pjestaret e tjere te klubit qe dhane mbeshtetjen per mua. E kam te qarte se gjerat nuk jane aty ku duhet por mund t’ia dalim. Kam besim per kete dhe kur ke besim, edhe rezultatet do vijne”- ka thene ne prezantimin e tij te pare si trajner i Vllaznise Edi Martini. E ka pritur mire kete emerim por qe nga mbremja e se dieles nuk eshte duke menduar me se si do pritet ne Shkoder kjo gje. Ai tashme ka nisur menjehere nga puna. Ka filluar te mendoje per merkaton, fazen pergatitore dhe shume gjera te tjera. Kohe ne dispozicion nuk ka shume dhe ai e di kete gje. Prandaj kur e pyesim se nga do ia nise, Martini pergjigjet: “Do fillojme pune me 4 janar me fazen pergatitore. Gjate ketyre diteve nderkohe do shohim mundesine e afrimit te ndonje lojtari cilesor. Kuptohet qe eshte e veshtire sepse nuk ka lojtare te lire te mire ne keto momente por do mundohemi te bejme me te miren e mundshme. Besoj se do bejme diçka por me mire t’ia leme kohes”. Sa i takon stafit qe do punoje me te, vertete dje nuk jane deklaruar ndihmesit e Martinit, por nga sa behet e ditur, krahu i djathte i tij do jete serish i mirenjohuri Esat Rakiqi. Me te ka punuar sebashku edhe tek Laçi dhe trajneri i r ii Vllaznise duket se i beson shume pervojes se Rakiqit ne pankine. Enigme mbetet emri i trajnerit te portiereve megjithate shume shpejt edhe kjo do merret vesh. E rendesishme eshte qe Vllaznia tashme pretendon te kthehet ne origjine, ne futbollin e saj tradicional. Ate qe se beri dot Luçi, do te tentoje ta arrije Martini me ndihmen e Rakiqit, Rragamit dhe te tjereve qe do jene ne krah te tij.

Komentet