Lajmet nga Vllaznia

Arsid Kruja “driblon” Kukësin: Me Vllazninë ose me Flamurtarin!

Arsid Kruja “driblon” Kukësin: Me Vllazninë ose me Flamurtarin!

“Kam patur shumë oferta kohët e fundit, por dy janë mundësitë më të mëdha për të luajtur në sezonin e ri, ose në Shkodër, ose në Vlorë”. Tashmë është në dorën e klubit aran Al Hajer, që zotëron kartonin e tij, të vendosë se çfarë do të bëjë me lojtarin, për të cilin ka paguar 70 mijë dollarë te Vllaznia.. Mesfushori 22-vjeçar Arsid Kruja ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ri. Ai duket i pavendosur edhe nga ofertat që ka, megjithatë, përafërsisht e ka ngushtuar rrethin e këtyre preferencave dhe mundësitë më të mëdha janë që të luajë me Vllazninë ose me Flamurtarin.

Vllaznia, nesër miqësore me Kamzën në Shkodër

Disa nga lojtarët që stafi teknik ka përzgjedhur për t’i patur në skuadër ende nuk po bindin dhe kjo natyrisht që ka krijuar problemet e para, probleme këto të reflektuara edhe në miqësoret e zhvilluara deri më tani.Ndërkohë, nga pasditja e djeshme me skuadrën është bashkuar në stërvitje edhe mbrojtësi fierak, Rudin Nako. Ai ka mbyllur sezonin e fundit me Apoloninë dhe do të qëndrojë disa ditë në provë te Vllaznia, me idenë për të bindur stafin teknik të saj.

Vllaznia, nesër miqësore me Kamzën në Shkodër
Humbet edhe miqësoren e tretë, Vllaznia shqetëson

Humbet edhe miqësoren e tretë, Vllaznia shqetëson

Stafi teknik dhe drejtuesit e klubit të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës. Pritet ndërhyrja në skuadër për largime të disa futbollistëve pa rendiment Vllaznia është mundur me rezultatin 2-0 në miqësoren me Deçiçin të zhvilluar pasditen e së shtunës në shtetin fqinj të Malit të Zi. Skuadra e kategorisë së parë të kampionatit malazez që përfaqëson qytetin e Tuzit ka arritur të shënojë nga një gol në secilën pjesë të lojës, duke marrë duartrokitjet e tifozerisë vendase dhe njëkohësisht duke dhënë sinjale pozitive përpara trajnerit të ri Tranevski, i emëruar në krye të skuadrës vetëm pak ditë më parë. Ndërkohë, nga ana tjetër, humbja, e cila është e treta radhazi në këto miqësore përgatitore, nuk është përtypur aspak mirë nga stafi teknik dhe në të njëjtën kohë edhe drejtuesit e Vllaznisë, të cilët e ndoqën ndeshjen prej së afërmi. Kjo ka bërë që pas ndeshjes situata në kampin kuqeblu të mos jetë aspak e qetë, ku nga sa janë parë, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë diskutuar plot preokupacion për minuta të tëra në mjediset e stadiumit të KF Deçiç. Ndonëse nuk parapëlqyen të flasin për mediat, edhe pse një kërkesë e tillë iu bë prezente nga përfaqësuesit e saj, dallohej qartë se gjithçka ishte e fokusuar në paraqitjen e dobët të skuadrës si dhe në gjetjen e alternativave për të dalë nga kjo situatë.

Berat Ahmeti te Vllaznia, nesër kontrata dhe prezantimi

Sipas njoftimit zyrtar nga ana e vetë klubit shkodran, paraditen e nesërme do të firmoset kontrata respektive mes palëve dhe më pas do të bëhet prezantimi i tij para medieve diku afër mesditës Ahmeti ka luajtur për tre sezone me Prishtinën, në sezonin e fundit ka luajtur në Hungari, ndërsa tani do të jetë pjesë e kampionatit shqiptar me ekipin e Vllaznisë

Berat Ahmeti te Vllaznia, nesër kontrata dhe prezantimi

Vllaznia, miqësorja e dytë ndaj Deçiçit në Tuz

Takimi do të luhet te merkuren në orën 18.00 dhe kuptohet që do t'i vlejë të dy ekipeve për të parë se ku janë. Trajneri Zmijani do ketë sërish mundësi të testojë futbollistët e tij.Edhe kjo ndeshje, ashtu si ajo ndaj Zetës, do të luhet në stadiumin e qytetit të Tuzit, drejtuesit e të cilit janë shprehur të gatshëm t'i hapin dyert sa herë që të kenë nevojë shkodranët

Vllaznia, miqësorja e dytë ndaj Deçiçit në Tuz