Lajmet nga Vllaznia

Tjetër goditje e kuqebluve, firmos edhe Lushtaku

Tjetër goditje e kuqebluve, firmos edhe Lushtaku

Siç bën të ditur vetë klubi përmes faqes së tij zyrtare, me Lushtakun e vogël, Kreshnikun, është firmosur një kontratë dyvjeçare, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet paraditen e së martës Me marrjen edhe të këtij futbollisti, duket se mesfusha tashmë është blinduar, ndërsa priten përforcime edhe në sulm dhe mbrojtje, reparte këto që presin lojtarë të tjerë

Vllaznia kërkon largimin e Pavicevic dhe riarkëtimin e 8 mijë eurove

Drejtuesit e skuadrës shkodrane, të zhgënjyer nga paraqitja e të afruarit gjatë merkatos së verës, njëherësh nga dëmtimi i pësuar, si dhe pas afrimit të Kdouh, bëjnë gati largimin e malazezit. Pavicevic në momentin e nënshkrimit të kontratës mësohet të ketë përfituar një paradhënie që përllogaritet të vërtitet rreth shumës 8 mijë euro, të cilën krerët kuqeblu kërkojnë t'i kthehet.

Vllaznia kërkon largimin e Pavicevic dhe riarkëtimin e 8 mijë eurove
Vata, nga fjalët në vepra. Ofertë zyrtare Vllaznisë!

Vata, nga fjalët në vepra. Ofertë zyrtare Vllaznisë!

Ashtu siç ka qenë i prerë, fjalë pak dhe punë shumë në fushën e lojës, veti që i kanë dhënë suksesin e padiskutueshëm më karrierën e tij të gjatë futbollistike, brenda dhe jashtë vendit, shkodrani Rudi Vata po tregohet edhe tani ku i është përkushtuar menaxhimit të futbollit. Pasi ka ndërtuar dhe drejton me mjaft autoritet së bashku me të vëllanë e tij, Aleksin, një kompani mjaft të njohur si “Vata Vision Football”, ndërkohë që pak kohë më parë iu besua edhe një detyrë fisnike si ajo e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Skoci, tashmë për Vatën ambiciet kanë shkuar edhe më tej. Bagazhin dhe potencialin, jo vetëm profesional, por edhe financiar, Vata ka vendosur ta investojë tek pasioni i jetës së tij, futbolli. Në bashkëpunim me biznesmenin e njohur koreano-jugor Ji Ëon Choie, prej disa javësh kanë vënë në shënjestër presidencën e Vllaznisë së Shkodrës. Tentativat e para nuk nguroi t’i bënte edhe ditë më parë, por pengesë u bë vonesa e zyrtarizimit të drejtuesve të rinj të Bashkisë së Shkodrës.

Vllaznia, në kërkim të një miqësoreje të shtunën

Mbetet vetëm alternativa e ekipeve të kategorisë së pare, por edhe këtu nuk ka shumë opsione. Besëlidhja e Kastrioti, që janë dy ekipet më të mira, kanë nisur fazat përgatitore në Razëm dhe Pogradec. Gjithsesi, kjo do të vendoset deri ditën e nesërme. Nëse nuk ka kundërshtar, kuptohet që do ketë vend për një test kontrolli brenda familjes. Shtyrja e ndeshjes me Skënderbeun ka bërë që për ekipin e Vllaznisë të dalë si domosdoshmëri zhvillimi i një takimi miqësor ditën e shtunë. Kuptohet që trajneri Zmijani ka nevojë ta kolaudojë edhe më shumë ekipin para nisjes së kampionatit, megjithatë, duket se do të jetë e vështirë gjetja e një kundërshtari për këtë miqësore. Kjo, ngaqë ekipet e Superligës shqiptare luajnë të premten dhe të shtunën, për rrjedhojë janë të zëna.

Vllaznia, në kërkim të një miqësoreje të shtunën
Prezantohet Polizoi Arbri

Prezantohet Polizoi Arbri

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Klubi i Futbollit Vllaznia ka prezantuar përpara mediave futbollitin më të ri të skuadres kuqeblu, beratasin Polizoi Arbri, futbollist i cili bëhet pjesë e Vllaznisë pas një karriere të suksesshme me klubin vlonjat Flamurtari. Ka qënë administratori i klubit Neritan Kalamishi dhe tekniku Luan Zmijani, ato që së bashku me Arbrin moren pjesë në konferencen për shtyp të prezantimit të futbollistit beratas.

Vllaznia arrin akordin me Polizoi Arbrin, nesër prezantimi

27 vjeçari, sot në mesditë ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku ka mbyllur gjithçka me klubin kuqeblu dhe vetëm për arsye proceduriale ka mbetur firmosja e kontratës për paraditen e nesërme dhe prezantimi i tij para mediave.Megjithatë, blerjet për Vllazninë duket se nuk do të ndalen këtu, sepse në ditët në vijim priten të tjera përforcime. Mësohet se po tentohet marrja e të paktën një sulmuesi tjetër. Shkodranët godasin sërish në merkato dhe bëjnë realitet blerjen e tyre të shtatë në merkaton e kësaj vere të nxehtë. Lojtari i fundit nga radha, por jo i fundit i merkatos, sepse në ditët në vijim priten të tjerë, është mbrojtësi berates, Polizoi Arbri. Ai ka arritur të fitojë gjyqin me klubin e Flamurtarit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së pak ditë më parë dhe tashmë është një futbollist i lirë.

Vllaznia arrin akordin me Polizoi Arbrin, nesër prezantimi