Kërkesa zyrtare Bashkisë – Ndërkohë, pasi ka ndjekur me shumë interes zhvillimet e një dite më parë me konstituimin e kryebashkiakes së re, Voltana Ademi si dhe të Këshillit Bashkiak, së bashku me kolegun e tij korean ka mbërritur menjëherë në Bashkinë e Shkodrës për të dorëzuar zyrtarisht kërkesën për presidencën e klubit të futbollit Vllaznia.. Sipas të gjitha rregullave, dyshja në fjalë Vata-Ji Ëon Choie janë paraqitur në drejtorinë e informacionit të Bashkisë së Shkodrës, duke i dorëzuar shkresën përkatëse zyrtarit të këtij institucioni, Bep Çapeli. Në dokumentin e protokolluar me numër 643, në të cilën shkruhet se kërkohet takim me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi për të diskutuar në lidhje me situatën e klubit Vllaznia, citohet tekstualisht: “Me anë të kësaj letre, dëshirojmë dhe kërkojmë të takohemi për njohjen e përgjithshme dhe marrjen e informacioneve të nevojshme mbi situatën aktuale të Klubit të Futbollit ‘Vllaznia’ me idenë për të investuar e bashkëpunuar me qëllimin e ngritjes së këtij klubi me shumë tradita në futbollin shqiptar, në ato nivele që e meriton. Mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekte e konsideratë, Rudi Vata (Drejtor i Kompanisë Vata Vision Football-Management) dhe Choi Ji Ëon (President i Klubit të Futbollit “Otrant” Ulqin). Sipas vetë përgjigjes po me shkresë zyrtare të marrë nga zyra e informacionit, kërkesa e dorëzuar nga Vata dhe kolegu i tij korean ka një afat kohor prej dhjetë ditësh për t’u shqyrtuar nga ana e kryebashkiakes Ademi dhe më pas për t’i dhënë zgjidhjen e duhur sipas ligjit.

Sport Ekspres

Komentet