Kjo e keqe që i ka ardhur Vllaznisë duhet të çojë në këmbë shumë njerëz, duke filluar që nga drejtuesit, futbollistët, trajnerët, stafin teknik, bashkinë, që është më kryesorja, biznesmenët e Shkodrës, sepse është një situatë vërtetë alarmante. Asnjë shkodran nuk e ka pritur dhe menduar se mund të ishim në këtë pikë. Nuk duhet të qajmë se jemi të fundit në renditje, por të shohim përpara. Lojtarët të mos e ulin tempin, por të vazhdojnë të punojnë, sepse gjërat duhet të vijnë duke u rregulluar. Kurrsesi nuk duhet dorëzuar dhe të luftojmë për t'i ikur sa më parë fundit të renditjes
Drejtuesit e klubit shkodran i kishin marrë të gjitha masat për këtë takim dhe, për këtë arsye, asgjë nuk ka çaluar. Edhe delegati i FSHF-së, Denis Bastari, ka dhënë vlerësimin pozitiv për organizimin e ndeshjes. Të gjitha këto çojnë drejt asaj që Vllaznia të vazhdojë t'i luajë ndeshjet e saj në këtë fushë
Kështu, dy mbrojtësit, Polizoi Arbri dhe Antonio Marku janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen ndaj durrsakëve dhe kanë plotësuar kësisoj numrin tre të tyre, çka bën që të jenë të skualifikuar për takimin e radhës. Po ndaj Teutës, edhe mesfushori Haxhibuliç u dëmtua rëndë në kokë, si pasojë e një përplasjeje me një kundërshtar. Për këtë arsye u dërgua në spital për t’u mjekuar dhe shtatë të qepurat në vetull e bëjnë të pamundur aktivizimin e tij të hënën ndaj Partizanit. Po ndaj Teutës, edhe mesfushori Haxhibuliç u dëmtua rëndë në kokë, si pasojë e një përplasjeje me një kundërshtar. Për këtë arsye u dërgua në spital për t’u mjekuar dhe shtatë të qepurat në vetull e bëjnë të pamundur aktivizimin e tij të hënën ndaj Partizanit.
Kuqeblutë rikthehen në shtëpi, pasi ndeshja Vllaznia-Teuta luhet sot ora 14:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Vendimi i FSHF-së për licencimin e stadiumit ka entuziazmuar opinionin sportiv shkodran